Aktualitet

U përpoq ti shmangej policisë, 34-vjeçari shqiptar kapet me hashash dhe kokainë

Ngjarja ka ndodhur vonë ditën e djeshme në Via Emilia Est, në Castelfranco dhe protagonisti i historisë është një 34-vjeçar shqiptar i njohur tashmë për policinë.

31 Maj 2022, 16:58 Nga DOSJA
U përpoq ti shmangej policisë, 34-vjeçari shqiptar kapet me
Policia italiane

ITALI- Ai u përpoq të shmangte karabinierët duke u strehuar në një dhomë me çarje teksa kalonin, por sjellja e tij e dyshimtë bëri që ta ndalonin për kontroll.

Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur vonë ditën e djeshme në Via Emilia Est, në Castelfranco dhe protagonisti i historisë është një 34-vjeçar shqiptar i njohur tashmë për policinë.

Në xhepin e çantës së shqiptarit u gjet një dozë kokaine e barabartë me 0.4gr dhe karabinierët dyshuan se ai mund të kishte më shumë doza në shtëpi. Pas një kontrolli në shtëpinë e 34-vjeçarit u gjetën 15 g hashash dhe 4 g kokainë.

Shqiptari më pas u arrestua nga Karabinierët e Tenenza di Castelfranco Emilia me akuzën për qëllime të trafikut të drogës. Ai doli sot para gjykatës dhe u la në arrest shtëpie deri në përfundimin e hetimeve.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll