Aktualitet

Kishte dalë me leje nga burgu, 56-vjeçari shqiptar përdhunon 22-vjeçaren në Greqi

Para se të fillonte punën vendosi të bënte pak plazh dhe të lahej në det, ku më pas filloi makthi i saj. Shqiptari e ka sulmuar dhe dhunuar, sipas denoncimit të viktimës. 

31 Maj 2022, 17:07 Nga DOSJA
Kishte dalë me leje nga burgu, 56-vjeçari shqiptar përdhunon
Foto ilustruese

GREQI- Një 22-vjeçare është përdhunuar nga një 56-vjeçar shqiptar në një plazh të Halkidiki në Greqi ku dhe punon gjatë sezonit veror në një hotel. 

Sipas mediave vendase, para se të fillonte punën vendosi të bënte pak plazh dhe të lahej në det, ku më pas filloi makthi i saj. Shqiptari e ka sulmuar dhe dhunuar, sipas denoncimit të viktimës. 

Jam në tronditje të madhe dhe kam nevojë për mbështetje nga njerëz mirëkuptues, si familja ime dhe avokatët e mi. Shkova për një banjë dhe për fat të mirë jam gjallë”,-janë fjalët e para të 22-vjeçares pas ngjarjes tragjike. 

Nuk mund të dilja e gjallë prej tij. Shpresoj që asnjë grua tjetër të mos e gjejë veten në vendin tim, duke marrë një sulm kaq brutal nga prapa nga një burrë i panjohur, i cili supozohet se duhet të ishte në gjendje të privimit nga liria dhe në burg. Ai më rrezikoi integritetin mendor dhe fizik, është e trishtueshme që asnjë nga rojet e supozuara nuk ishte aty për të më ndihmuar dhe ndaluar sulmin e egër që kam marrë ”, shtoi e reja e tronditur.

Pas ngjarjes së tmerrshme, autoritetet policore kanë vijuar arrestimin e autorit. Bëhet fjalë për një 56-vjeçar, i dënuar i burgut të Kasandrës dhe ishte me leje. Sipas informacioneve, 56-vjeçari vuan dënimin me burgim të përjetshëm, pasi në vitin 2007 ka kryer vrasje në Athinë.

Ai doli para një hetuesi dhe prokurori të martën dhe u kërkua një afat për të kërkuar falje të premten. 56-vjeçari me origjinë shqiptare është  proceduar penalisht  për një vepër penale. 

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll