Aktualitet

Arrestohen shqiptarët në Spanjë, ruanin magazinën me 450 mijë euro drogë

Shqiptarët do të merren në pyetje për të zbuluar anëtarë të tjerë të grupit kriminal.

31 Maj 2022, 17:07 Nga DOSJA
Arrestohen shqiptarët në Spanjë, ruanin magazinën me 450
Spanjë

SPANJË- Dy shqiptarë janë vënë në pranga brenda një magazine të mbushur me kanabis ku kultivoheshin 3 mijë bimë në total. Operacioni u zhvillua sot në një magazinë industriale në Pablo Iglesias në Spanjë.

Punonjësit e policisë kanë hyrë në magazinë dhe kanë kryer kontrollin. Përveç sekuestrimit të parave dhe materialeve të ndryshme të destinuara për të mirëmbajtur një plantacion prej 3 mijë bimësh marijuanë, u gjetën dhe dy shqiptarët që e ruanin.

Nga tërësia e drogës, fitimi do të ishte rreth 450 mijë euro. Shqiptarët do të merren në pyetje për të zbuluar anëtarë të tjerë të grupit kriminal.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll