Politike

VD-'Vjedhin natën, ditën thonë 'rroftë Amerika'/ Berisha: SHBA s'mbështet plaçkitës

Berisha deklaroi se vendi i Shqipërisë është integrimi në BE, ndërsa tha se Amerika është vendi i lirisë dhe vlerave të demokracisë.

28 Maj 2022, 11:41 Nga DOSJA
VD-'Vjedhin natën, ditën thonë 'rroftë
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar theksoi faktin se ‘Shqipërinë e bëjnë shqiptarët’. Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se vendi i Shqipërisë është integrimi në BE, ndërsa tha se Amerika është vendi i lirisë dhe vlerave të demokracisë.

'Kur të hedhim poshtë me përçmim të gjitha insinuatat sloganet e atyre të cilët vjedhin natën dhe ditën thërrasin ‘rroftë Amerika’, plaçkisin natën dhe ditën thërrasin ‘rroftë Amerika’. Ky është qëndrimi më antiamerikan që mund të mbahet. Amerika është dheu dhe vendi i vlerave të lirisë. Ajo udhëheq e rrezaton si avokat e lirisë mbi tokë dhe kurrë si mbështetje e plaçkitësve e grabitësve e organizatave kriminale që qeverisin në vende të tjera. Ndaj e s’duhet të kemi asnjë kompleks. Shqipërinë e bëjnë shqiptarët.
Misioni ynë është të konsolidojmë në këtë vend ato vlera që kanë bërë të madh çdo komb të lirë. Asnjë komb nuk ka ecur para nuk është zhvilluar në rast se nuk ka mbrojtur interesin e tij kombëtar. Asnjë vend nuk është zhvilluar nëse s’ka pasur një shtet patriotik. Këto janë thirrjet për të gjithë ju, për të gjithë drejtuesit e PD, nëse nuk duam të jemi problemi i saj përsëri. Unë kam besim të madh te ju, në frymëzimin e integritetin tuaj e së bashku do ia dalim të realizojmë misionin për shpëtimin e Shqiperise nga ky regjim më i keqi që ka pasur nga koha e Enver Hoxhës.'- tha Berisha.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll