Politike

VD-PLAS KEQ te Ligjet/ Bushka: Ne jemi ndryshe Gazi, ty të është vrarë dikush në zonën elektorale

Bushka i kërkoi Bardhit që të mos gjejë të meta te Partia Socialiste

27 Maj 2022, 11:28 Nga DOSJA
VD-PLAS KEQ te Ligjet/ Bushka: Ne jemi ndryshe Gazi, ty të është
Gazment Bardhi, Klotilda Bushka

TIRANË-Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka akuzoi ditën e sotme deputetin e Partisë Demokratike, Gazment Bardhin për vrasjen në Elbasan. Gjatë Komisionit të Ligjeve, Bushka i kërkoi Bardhit që të mos gjejë të meta te Partia Socialiste për të cilën akoma thotë se nuk kanë fituar zgjedhjet edhe pas vendimit të KQZ-së. Bardhi iu përgjigj duke i thënë se ai nuk merret me organizata kriminale.

DEBATET:

Bardhi: Depolitizimi i administratës nuk është pjesë e qeverisë tuaj?

Bushka: Juve në çdo argument thoni se PS nuk i ka fituar zgjedhjet

Bardhi:Po kush ta ka mësuar ty këtë moj?

Bushka: Vetë thua tani që ka një hetim dhe i kërkon përgjigje

Bardhi: Kush ta ka mësuar këtë Klod?

Bushka: Ata që ta kanë mësuar ty Gazi, ne jemi shumë ndryshe. Kur bëni pyetje përmbajuni rendit të ditës Shihni për cfarë e keni zonjën përballë, që ne i kemi fituar zgjedhjet e ka thënë KQZ, tani skeni cfarë bëni dhe thoni është cështja në hetim dhe kërkon mendim. 

Bardhi: Ne jemi ndryshe se nuk marrim organizata kriminale në fushatë

Bushka: Sa për grupet kriminale nuk kam qënë në zonë kur më është vrarë dikush. Ty të është vrarë dikush në zonën tuaj.

Bardhi: Bandat tuaja

Bushka: Unë s'kam asnjë bandë si ju

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll