Vrau kolegun, Zaimi dërgohet për ekspertizë mjeko-ligjore, dyshohet se kurohej për skizofreni
Ai kurohej me antidepresantë “seroquel”, medikament që përdoret për të kuruar çrregullime dhe probleme të tjera të rënda të shëntit mendor, si skizofrenia e çrregullime bipolare.
TIRANË- Ludian Zaimi, 25-vjeçari që vrau kolegun e tij, Çaush Saliasi është dërguar për një ekspertizë mjeko-ligjore. Vendimi është marrë sot nga gjykatësi Sokol Pasha, i cili dha edhe vendimin oër ta lënë në masën ‘Arrest me burg’ të riun Zaimi.
Ekspertiza mjekoligjore është parë e nevojshme pasi në banesën e Zaimit janë gjetur edhe medikamente që përdoreshin për kurim prej tij, për shkak të probleme psikike që kishte shfaqur. Ai kurohej me antidepresantë “seroquel”, medikament që përdoret për të kuruar çrregullime dhe probleme të tjera të rënda të shëntit mendor, si skizofrenia e çrregullime bipolare.
I riu u la sot në burg. Ludjan Zaimi prej kohësh ankohej për daljen në shërbim me viktimës, Çaush Saliasi. Ai tregonte se Saliasi e bullizonte, e shante, e quante ‘qorr’ dhe nuk ia kursente as personat e familjes. Por, të gjitha këto ankesa, kishin rënë në vesh të shurdhër.
Situata kishte vijuar e tillë deri më 23 maj, ditë kur po bëhej instruktazhi. Pamjet e rënda që u publikuan në media treguan se si Saliasi la sallën e u ul në shkallën pranë derës së komisariatit. Fill pas tij, doli 25-vjeçari Zaimi. Pas pak sekondash, i riu nxjerr armën dhe nis të qëllojë pa ndalim në drejtim të 55-vjeçarit. Pavarësisht se ky i fundit tentoi të mbrohej, nuk ia doli dot. Mori plumbat në pjesë të ndryshme të trupit në sy të të paktën nëntë kolegëve që i vetmi veprim që bënë ishte të ngrinin duart lart.
Një grup i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet paralelisht me Prokurorinë e Tiranës për të mësuar shkaqet e konfliktit që çoi në përgjakjen e Komisariatit dhe të vrasjes së një efektivi policie në ambientet e punës së tij.
(F.m/dosja.al)
Sondazh
Vizita e ministres greke, Forumi: A do i thuhet PO kërkesës së Greqisë për menaxhimin e Parkut të Finiqit
Ministrja greke TIRANË- Vizita e ministres së Kulturës greke në Finiq ka tërhequr vëmendjen e Forumit për Mbrojtjen...
A u përzien shërbimet sekrete greke në sulmin ndaj postës kufitare? Zbulohen raportet e kohës
TIRANË- “Këtu është vetëm në fushën e spekulimit pasi nuk patëm të dhënë konrkete dhe direkte q&e...
U la në burg, efektivi i FNSH-së: Arma mu shkrep pa dashje
Kombinat, foto ilustruese TIRANË- Lutfi Gjyla, efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë që plagosi qytetarin Myrteza Lika ...
Plagosi shokun me të cilin pinte alkool, burg efektivit të FNSH-së: Arma u shkrep pa dashje
Kombinat TIRANË- Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Lutfi Gjyla, është lënë në burg, tre dit&eum...
Dokumentet/ Policia greke nuk reagoi pas sulmit në postën kufitare shqiptare
Masakra e Peshkëpisë TIRANË- Por, në fakt oficeri rojë i Kakavijës kishte njoftuar homologun e tij grek mbi sulmin e armatosu...
Vrau kolegun, efektivi Zaimi lihet në burg, dërgohet për ekspertizë, dëshmia: Saliasin e kisha mik
Ludjan Zaimi dhe Çaush Saliasi TIRANË- Ludjan Zaimi, efektivi 25- vjeçar që nuk duroi dot shakatë e talljet e kolegut të ...
Gara për zëvendësuesin e Imerajt, KLP skualifikon Kreshnik Ajazin, mbetet Arenc Çela
Kreshnik Ajazi dhe Elizabeta Imeraj TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka skualifikuar me shumicë votash Kreshnik Ajazin q&eu...
Shpërndanin kanabis, arrestohen 2 të rinjtë në Berat
Policia Berat BERAT- Dy persona janë arrestuar në Berat pasi shpërndanin lëndë narkotike. Në pranga përfunduan personat ...
Si dështoi sulmi i dytë nga nacionalistët grekë në jug të Shqipërisë
Foto Ilustruese TIRANË- Por, para se të arrinin pranë objektivit ata gjenden në mes të shtënave të armës së nj...
Vrau 30-vjeçarin në Gjermani, shqiptari pranon krimin, dënohet me 10 vite burg
Rinor HANOVER- Është dënuar me 10 vjet burg shqiptari i cili rezulton i përfshirë në vrasjen e një bashkëatdhetari ...
