Aktualitet

 Vrau kolegun, efektivi Zaimi lihet në burg, dërgohet për ekspertizë, dëshmia: Saliasin e kisha mik

Prej kohësh ai ankohej për daljen në shërbim me të, tregonte se Saliasi e bullizonte, e shante, e quante ‘qorr’ dhe nuk ia kursente as personat e familjes. Por, të gjitha këto ankesa, kishin rënë në vesh të shurdhër.

26 Maj 2022, 10:58 Nga DOSJA
 Vrau kolegun, efektivi Zaimi lihet në burg, dërgohet për
Ludjan Zaimi dhe Çaush Saliasi

TIRANË- Ludjan Zaimi, efektivi 25- vjeçar që nuk duroi dot shakatë e talljet e kolegut të tij Çaush Saliasi dhe e vrau në derën e komisariatit numër tre ka dalë sot para gjykatës. I riu rrezikon burgim të përjetshëm për krimin që ka kryer, por sot është njohur vetëm me masën e sigurisë që do të jetë aktive deri në përfundim të hetimeve. Ai është lënë në 'arrest me burg'. Avokati i Ludjan Zaimit, efektivit 25-vjeçar që vrau kolegun e tij ka zbardhur dëshimnë e të akuzuarit brenda sallës së gjyqit. Në një prononcim për mediat, avokati ka thënë se Zaimi ka pranuar krimin që ka kryer por nuk ka dhënë asnjë shkak për ngjarjen. Sipas avokatit, 25-vjeçari ka thënë se merrte qetësues e medikamente, por as vetë nuk e dinte se për çfarë i përdorte.

Për viktimën, Zaimi ka thënë se fillimisht ka pasur marrëdhënie shoqërore me të, por më pas janë konfliktuar. Ludjan Zaimi është dërguar për një ekspertizë mjeko-ligjore. Vendimi është marrë sot nga gjykatësi Sokol Pasha. Ekspertiza mjekoligjore është parë e nevojshme pasi në banesën e Zaimit janë gjetur edhe medikamente që përdoreshin për kurim prej tij, për shkak të probleme psikike që kishte shfaqur. Ai kurohej me antidepresantë “seroquel”, medikament që përdoret për të kuruar çrregullime dhe probleme të tjera të rënda të shëntit mendor, si skizofrenia e çrregullime bipolare.

Gjithsesi, paraprakisht është raportuar se Zaimi e kishte planifikuar vrasjen e kolegut që shërbente për më shumë se 20 vjet në radhët e Policisë së Shtetit. Prej kohësh ai ankohej për daljen në shërbim me të, tregonte se Saliasi e bullizonte, e shante, e quante ‘qorr’ dhe nuk ia kursente as personat e familjes. Por, të gjitha këto ankesa, kishin rënë në vesh të shurdhër. Situata kishte vijuar e tillë deri më 23 maj, ditë kur po bëhej instruktazhi. Pamjet e rënda që u publikuan në media treguan se si Saliasi la sallën e u ul në shkallën pranë derës së komisariatit. Fill pas tij, doli 25-vjeçari Zaimi. Pas pak sekondash, i riu nxjerr armën dhe nis të qëllojë pa ndalim në drejtim të 55-vjeçarit. Pavarësisht se ky i fundit tentoi të mbrohej, nuk ia doli dot. Mori plumbat në pjesë të ndryshme të trupit në sy të të paktën nëntë kolegëve që i vetmi veprim që bënë ishte të ngrinin duart lart.

Një grup i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet paralelisht me Prokurorinë e Tiranës për të mësuar shkaqet e konfliktit që çoi në përgjakjen e Komisariatit dhe të vrasjes së një efektivi policie në ambientet e punës së tij. Në banesën e Zaimit janë gjetur edhe medikamente që përdoreshin për kurim, për shkak të probleme psikike që kishte shfaqur. Ai kurohej me antidepresantë “seroquel”, medikament që përdoret për të kuruar çrregullime dhe probleme të tjera të rënda mendore.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll