Aktualitet

Vizita e ministres greke, Forumi: A do i thuhet PO kërkesës së Greqisë për menaxhimin e Parkut të Finiqit

Forumi kërkon të dijë se si do t'i përgjigjej ministrja kërkesës së homolges së saj greke në lidhje me menaxhimin e Parkut të Finiqit ashtu siç po bëhet dhe në Butrint.

26 Maj 2022, 11:15 Nga DOSJA
Vizita e ministres greke, Forumi: A do i thuhet PO kërkesës së
Ministrja greke

TIRANË- Vizita e ministres së Kulturës greke në Finiq ka tërhequr vëmendjen e Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimise Kulturore. Ata kanë ndarë pamje nga ky takim, mirëpo nuk lanë pa përmendur edhe ministren tonë të Kulturës, Mirela Kumbaron. Forumi kërkon të dijë se si do t'i përgjigjej ministrja kërkesës së homolges së saj greke në lidhje me menaxhimin e Parkut të Finiqit ashtu siç po bëhet dhe në Butrint.

'Pas vizites se ministres se Kultures se Greqise ne Finiq, kemi nje pyetje per ministre tone znj. Margariti: A do t'i thuhet po nje kerkese te mundshme nga ministria greke e kultures per te menaxhuar parkun e Finiqit ashtu sic po veprohet ne Butrint ?'- shkruhet në postim.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll