Aktualitet

Vrau 30-vjeçarin në Gjermani, shqiptari pranon krimin, dënohet me 10 vite burg

Ngjarja ndodhi më 3 qershor 2021, ku shqiptari Rinor Z. qëlloi me armë zjarri mjetin Porsche, të Armin N. 30 vjeç.

26 Maj 2022, 10:40 Nga DOSJA
Vrau 30-vjeçarin në Gjermani, shqiptari pranon krimin, dënohet
Rinor

HANOVER- Është dënuar me 10 vjet burg shqiptari i cili rezulton i përfshirë në vrasjen e një bashkëatdhetari të tij në Gjermani. Ngjarja ndodhi më 3 qershor 2021, ku shqiptari Rinor Z. qëlloi me armë zjarri mjetin Porsche, të Armin N. 30 vjeç.

Ai doli në gjyq për vrasje nga pakujdesia dhe tentativë për vrasje dhe vijoi seancat që nga nëntori i vitit të kaluar. Rinori pranoi krimin para gjykatës dhe për këtë u dënua me 10 vite burg.

“Ajo që ndodhi është dënimi më i lartë i jetës sime. Dhe do të doja ta zhbëja”.- ka thënë ai gjatë seancës. Avokatët e tij po punojnë për të apeluar dënimin.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll