Aktualitet

Plagosi shokun me të cilin pinte alkool, burg efektivit të FNSH-së: Arma u shkrep pa dashje

Pavarësisht dëshmisë, Prokuroria kërkoi arrest me burg për të, gjë që u aprovua nga Gjykata.

26 Maj 2022, 11:34 Nga DOSJA
Plagosi shokun me të cilin pinte alkool, burg efektivit të
Kombinat

TIRANË- Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Lutfi Gjyla, është lënë në burg, tre ditë pasi plagosi me armë zjarri qytetarin me të cilin po pinte alkool. Sot, 48-vjeçari Gjyla ka dalë para trupit gjykues dhe është njohur me masën e sigurisë. Para togave të zeza, efektivi i FNSH-së tha se arma iu shkrep pa dashje.

Pavarësisht dëshmisë, Prokuroria kërkoi arrest me burg për të, gjë që u aprovua nga Gjykata.

Tre ditë më parë, Gjyla u konfliktua me Myrteza Likën, të dy ishin duke konsumuar alkool në një lokal në Kombinat, por në bisedë e sipër u konfliktuan. Efektivi ndxorri armën e shërbimit dhe qëlloi 60-vjeçarin që vuan edhe nga probleme të shëndetit mendot, duke e lënë të plagosur. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjyla ishte inspektor policie me detyrë trupë shërbimi në Repartin e N.SH. Vaqarr Tiranë dhe akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll