Aktualitet

U la në burg, efektivi i FNSH-së: Arma mu shkrep pa dashje

Gjyla doli sot para trupit gjykues dhe tha se gjithçka ishte bërë pa qëllim.

26 Maj 2022, 11:34 Nga DOSJA
U la në burg, efektivi i FNSH-së: Arma mu shkrep pa dashje
Kombinat, foto ilustruese

TIRANË- Lutfi Gjyla, efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë që plagosi qytetarin Myrteza Lika në Kombinat është shprehur se arma i është shkrepur pa dashje. Gjyla doli sot para trupit gjykues dhe tha se gjithçka ishte bërë pa qëllimin për të qëlluar 60-vjeçarin me të cilin ndodhej në tavolinë e po pinte alkool.

“Arma mu shkrep pa dashje, unë nuk doja ta qëlloja,”- ka thënë Gjyla.

Pavarësisht dëshmisë, Prokuroria kërkoi arrest me burg për të, gjë që u aprovua nga Gjykata. Tre ditë më parë, Gjyla u konfliktua me Myrteza Likën, të dy ishin duke konsumuar alkool në një lokal në Kombinat, por në bisedë e sipër u konfliktuan. Efektivi nxorri armën e shërbimit dhe qëlloi 60-vjeçarin që vuan edhe nga probleme të shëndetit mendot, duke e lënë të plagosur. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lutfi Gjyla ka qenë i dehur. Nga testi i alkoolit ka rezultuar se ka qenë i dehur në masën 1.045 mg/l. Gjyla kishte 25 vite që ishte pjesë e radhëve të Policisë së Shtetit. Ai ishte inspektor policie me detyrë trupë shërbimi në Repartin e N.SH. Vaqarr Tiranë dhe akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll