Aktualitet

PAMJE TË RËNDA! Polici i drejton armën tifozit, MOMENTI me video

Siç duket nga pamjet e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al, një efektiv policie ka nxjerrë armën e shërbimit dhe e ka drejtuar drejt tifozëve.

25 Maj 2022, 01:13 Nga DOSJA
PAMJE TË RËNDA! Polici i drejton armën tifozit, MOMENTI me video
Pamje nga momenti

TIRANË- Pamje të rënda janë shkrepur nga Tirana, kësaj herë nga Policia e Shtetit. Siç duket nga pamjet e mëposhtme të siguruara nga Dosja.al, një efektiv policie ka nxjerrë armën e shërbimit dhe e ka drejtuar drejt tifozëve, ndërsa kolegët e tij fusin forcërisht e me dhunë në furgon një huligan.

Pamjet e rënda ku efektivi drejton armën ende nuk janë komentuar nga Policia e Shtetit, ndërsa nuk dihet në çfarë pozite është gjendur efektivi që është "detyruar" të bëhet gati për të marrë një jetë. Megjithatë deri më tani nuk raportohet për asnjë të lënduar me armë zjarri.

Ultrasit po shkaktojnë terror në Tiranë. Dosja.al raporton se janë rreth 200 tifozë me shkopinj e gurë dhe po përplasen me efektivët e Policisë së Shtetit, duke lënduar disa prej tyre. Megjithatë nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. Ndërkohë që tifozët po shoqërohen në Komisariate, por nuk ka ende një numër të saktë, deri tani flitet për 60 persona.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll