Aktualitet

Terrori i tifozëve në Tiranë, Policia jep DETAJE: 10 policë janë lënduar, 60 tifozë të shoqëruar

Policia ka bërë me dije me anë të një njoftimi zyrtar se ka edhe 4 tifozë që janë dërguar në spital.

25 Maj 2022, 00:11 Nga DOSJA

Terrori i tifozëve në Tiranë, Policia jep DETAJE: 10 policë

TIRANË- 10 efektivë policie kanë mbetur të plagosur nga përplasja mes tifozerive të Feyenoord dhe Romës në Tiranë, ku do të luhet Conference League. Policia ka bërë me dije me anë të një njoftimi zyrtar se ka edhe 4 tifozë që janë dërguar në spital. Ndërkohë që 60 të tjerë janë shoqëruar në Komisariat, 48 janë italianë, ndëra të tjerë janë holandezë.

"Policia e Shtetit bën thirrje për shmangien e veprimeve të dhunshme, që nuk manifestojnë asnjë lidhje me sportin. Policia e Shtetit është e vendosur për të garantuar rendin dhe sigurinë, për të parandaluar shkatërrimin e pronës si dhe për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv që do të zhvillohet në "Air Albania". Dhe për këtë ka marrë të gjitha masat që parashikon ligji,"-thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Sonte në mbrëmje, një grup tifozësh kanë lëvizur në drejtim të stadiumit "Air Albania" dhe sipas informacioneve tentonin të përplaseshin me një grup tifozësh të skuadrës tjetër. Shërbimet e Policisë kanë tentuar t'i ndalojnë në rrugën "Mustafa Matohiti", ku tifozët e skuadrës Feyenoord, në mënyrë të dhunshme kanë goditur punonjësit e Policisë me shishe qelqi, shkopinj, gurë dhe sende të tjera të forta.

Më pas, një grup tjetër tifozësh, të skuadrës së Romës, kanë lëvizur në drejtim të urës së DVP Tiranë ku dhe atje janë përplasur me shërbimet e Policisë duke përdorur gurë, shishe e shkopinj. Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, janë plagosur 10 punonjës Policie dhe është dëmtuar një automjet policie. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur shpërndarjen e tyre si dhe kanë shoqëruar në ambientet e Policisë 60 shtetas nga grupet e tifozëve të dyja skuadrave, 48 shtetas italian dhe 12 shtetas holandez dhe vijon shoqërimi i personave të tjerë, të përfshirë në akte të dhunshme.

Policia e Shtetit bën thirrje për shmangien e veprimeve të dhunshme, që nuk manifestojnë asnjë lidhje me sportin. Policia e Shtetit është e vendosur për të garantuar rendin dhe sigurinë, për të parandaluar shkatërrimin e pronës si dhe për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv që do të zhvillohet në "Air Albania". Dhe për këtë ka marrë të gjitha masat që parashikon ligji. Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të mos provokohen nga individë apo grupe tifozësh që mund të jenë nën efektin e alkoolit dhe të njoftojnë menjëherë në 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo tentativë të prishjes së rendit dhe sigurisë.

Ultrasit po shkaktojnë terror në Tiranë. Dosja.al raporton se janë rreth 200 tifozë me shkopinj e gurë dhe po përplasen me efektivët e Policisë së Shtetit, duke lënduar disa prej tyre. Megjithatë nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. Ndërkohë që tifozët po shoqërohen në Komisariate, por nuk ka ende një numër të saktë.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll