Aktualitet

Polici vrau kolegun, avokati: Ishte e planifikuar, autori e kishte lënë makinën ndezur

Kjo vërtetohet sipas tij nga fakti që autori i krimit, e kishte lënë makinë e tij ndezur, ndërsa shtoi se mendohet se ai pas ngjarjes do arratisej.

25 Maj 2022, 00:03 Nga DOSJA
Polici vrau kolegun, avokati: Ishte e planifikuar, autori e kishte
Bledar Meminaj

TIRANË- Avokati Bledar Meminaj solli detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmë në komisariatin nr.3 në kryeqytet, ku një polic vrau me armë zjarri kolegun e tij. Ludian Zaimi qëlloi 6 herë me armë kolegun e tij, Çaush Saliasi, duke i shkaktuar këtij të fundit vdekjen, por për avokatin Meminaj, duket se ngjarja nuk ishte e pamenduar.

I ftuar në emisionin ‘Open’, avokati tha se sipas informacioneve që ai disponon, mendohet se krimi ka qenë i paramenduar dhe se nuk bëhet fjalë për një konflikt të çastit. Kjo vërtetohet sipas tij nga fakti që autori i krimit, e kishte lënë makinë e tij ndezur, ndërsa shtoi se mendohet se ai pas ngjarjes do arratisej.

“Kam qenë afër komisariatit, pasi kam zyrën time aty si avokat. Mesa mora informacione nga punonjës të policisë, ata se kishin vënë re një konfrontim mes tyre. Autori rrinte i veçuar, nuk e konsumonte kafen me kolegët, por vetëm. Ditën e djeshme që ka bërë edhe vrasjen, ka qenë i bindur për të bërë këtë akt kriminal, pasi sipas informacioneve autori ka shkuar për të marrë turnin dhe makinën e vetë e ka lënë të ndezur, çka priste që të largohej. Ai pretendonte pas krimit që të largohej. Por agjentët e krimeve të komisariatit nr.3 e kanë neutralizuar. në makinë ka pasur dhe 30 fishekë të tjerë. Dhe s’ka pse t’i mbajë 30 fishekë. Është veprim i paramenduar nga autori, besoj se ai ka probleme mendore, se nuk ka shpjegim tjetër. Nuk mund të veprojë një punonjës policie ashtu si kriminel,”-tha ai.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll