Aktualitet

"Thirrni ambulancën, shpejt!"/ E qëlluan me gurë në kokë, efektivi i gjakosur pas përplasjes me tifozët

Ai mban gjithë kohës dorën në kokë, ndërsa një person që e ndihmon kërkon që të thërrasin ambulancën për t’i dhënë ndihmën e parë.

25 Maj 2022, 00:09 Nga DOSJA
"Thirrni ambulancën, shpejt!"/ E qëlluan me gurë
Foto nga momenti

TIRANË- Pamje të rënda janë regjistruar në Tiranë nga përplasja mes tifozëve të Feynord dhe policisë në Tiranë, ku disa efektivë kanë përfunduar të lënduar në spital.

Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme të siguruara nga Fax News, shihet një efektiv i plagosur i cili është shoqëruar për në ambulancë për të marrë ndihmën e shpejtë. Ai mban gjithë kohës dorën në kokë, ndërsa një person që e ndihmon kërkon që të thërrasin ambulancën për t’i dhënë ndihmën e parë.

Me aq sa duket mendohet se ka çarje në kokë, por nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Por gjithashtu nuk është i vetmi efektiv i lënduar, pasi kryeqyteti është përfshirë nga kaosi mbrëmjen e sotme ku tifozët e dhunshëm kanë sulmuar policinë me shkopinj dhe me gurë.

(k.m/dosja.al)

 

Sondazh

Poll