Aktualitet

“Turma të mëdha tifozësh që shkaktojnë trazira”, ambasada e SHBA njoftim për qytetarët

Ambasada këshillon personelin dhe qytetarët amerikanë që të shmangin qendrën e Tiranës për shkak të turmave të mëdha të tifozëve që mund të shkaktojnë trazira.

25 Maj 2022, 00:26 Nga DOSJA

 

“Turma të mëdha tifozësh që shkaktojnë
Ambasada amerikane në Shqipëri

 

TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar lidhur me finalen e “Conference League” që do të luhet nesër në stadiumin ‘Air Albania’, duke paralajmëruar shtetasit e saj. Në reagimin e bërë, ambasada këshillon personelin dhe qytetarët amerikanë që të shmangin qendrën e Tiranës për shkak të turmave të mëdha të tifozëve që mund të shkaktojnë trazira.

Njoftimi i ambasadës:

Ambasada e SHBA-së këshillon fuqimisht qytetarët amerikanë dhe personelin e ambasadës amerikane që të shmangin qendrën e Tiranës dhe zonën e Stadiumit të mërkurën më 25 maj. Për shkak të turmave të mëdha që priten në Tiranë, ju lutemi bëni kujdes në të gjithë qytetin dhe jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj. Veprimet për të ndërmarrë: Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim. Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj. Monitoroni mediat lokale për përditësime. Mbani një profil të ulët

Ultrasit po shkaktojnë terror në Tiranë. Dosja.al raporton se janë rreth 200 tifozë me shkopinj e gurë dhe po përplasen me efektivët e Policisë së Shtetit, duke lënduar disa prej tyre. Megjithatë nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. Ndërkohë që tifozët po shoqërohen në Komisariate, por nuk ka ende një numër të saktë.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll