Sport

Tifozët e Feyenoord sherr me shqiptarët, plagoset 45-vjeçari! Pronari i lokalit: I provokoi

Dëshmitari ka treguar se 45-vjeçari është goditur gabimisht me karrige nga miku i tij. Sipas tij, shqiptari i ka provokuar tifozët e Feyenoord duke thirrur “Roma, Roma”. E aq ka mjaftuar për të nisur një sherr që përfundoi keq.

24 Maj 2022, 23:53 Nga DOSJA
Tifozët e Feyenoord sherr me shqiptarët, plagoset 45-vjeçari!
Pamje nga momenti

TIRANË- Një përplasje ka ndodhur në qendër të Tiranës mes një grupi tifozësh holandezë dhe një grupi shqiptarësh, ku një person ka mbetur pa ndjenja në tokë derisa ka marrë ndihmën e shpejtë. Ngjarja ka ndodhur te zona e njohur si 9-katëshet, ku tetë tifozë në gjendje të dehur janë zënë me tre shqiptarët. I plagosur ka mbetur shqiptari 45-vjeçar i identifikuar me inicialet A.G.

Fillimisht i raportua se shqiptari u godit nga tifozët holandezë, por pronari i lokalit 'Europa Caffe' ka treguar  për median italiane ‘La Repubblica’ një tjetër version të ngjarjes. Ai ka treguar se 45-vjeçari është goditur gabimisht me karrige nga miku i tij. Sipas tij, shqiptari i ka provokuar tifozët e Feyenoord duke thirrur “Roma, Roma”. E aq ka mjaftuar për të nisur një sherr që përfundoi keq.

“Gjithçka nisi kur shqiptari filloi të lavdërojë ekipin tjetër duke thirrur 'Roma, Roma'. Pavarësisht tentativave të stafit tonë për t’i qetësuar, mes tre shqiptarëve, madje edhe provokatorit, ka lindur një sherr me tifozët holandezë. Një kuriozitet: nuk ishte një holandez ai që i dha karrigen që qëlloi shqiptarin, por një miku i tij, shqiptar si ai, i cili e goditi gabim,”-pretendon personi që ka komunikuar me median italiane.

45-vjeçari ka përfunduar në spital pasi mori plagë në kokë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa pamjet e tij, i mbuluar me gjak në kokë dhe i shtrirë në tokë kanë pushtuar rrjetin duke shkaktuar panik. Nga ana tjetër, Policia gjithashtu ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen, duke bërë me dije se 8 tifozët holandezë të përfshirë gjithashtu në sherr janë shoqëruar nga Policia.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll