Politike

VD-Votat e Diasporës, Kim: Zgjedhjet e 25 prillit, jo perfekte, erdhi koha të veprojmë

Ambasadorja kërkoi që të ndërmerren hapat e nevojshëm për të arritur këtë gjë.

24 Maj 2022, 11:10 Nga DOSJA
VD-Votat e Diasporës, Kim: Zgjedhjet e 25 prillit, jo perfekte, erdhi koha
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim është shprehur se zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira, por perfekte. E pranishme në një konferencë të KQZ-së me OSBE-në, Kim tha se ka ardhur koha që diaspora të ketë votat e saj. Ambasadorja kërkoi që të ndërmerren hapat e nevojshëm për të arritur këtë gjë.

“Përshëndetje të gjithëve, jam shumë e lumtur që jam këtu sot. Duke pasur parasysh kontributet e shqiptarëve është vërtet koha e duhur të merren hapat e nevojshëm në mënyrë që të ushtrohet kjo e drejtë. Mënyra të lira dhe të drejta për të zgjedhur udhëheqësit që na përfaqësojnë. Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021 ishin të rëndësishme. SHBA mirëpret mundësi si kjo e sotmja, përfshirë mungesën e deritanishme për të drejtën e diasporës për të votuar. Ne nxisim fuqimisht këtë gjë. Dua t’ju lë me mendimin se si të rindërtoni besimin. Kur zhvillojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme kur respektojmë institucionet tona ky është argumenti më i fuqishëm në favor të demokracisë. Sa më demokratik të bëhemi aq më të fortë jemi, SHBA do të mbështesin fuqishëm reformat qoftë ato zgjedhore dhe reformat ne drejtësi. Ne nxisim fuqimisht punën serioze dy partiake që zgjedhjet e ardhshme të përmbushin standardet më të larta,”- tha Kim.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll