Butrinti/ Klosi: Kështu vepron gjithë bota. Zhupa e Spaho: Na jep një rast
Sipas Klosit, paratë që do të dalin prej tij do të shkojnë po për investime në Butrint.
TIRANË- Blendi Klosi është përplasur me deputetët e Partisë Demokratike. Nga foltorja e Kuvendist, Klosi tha se PD-ja duhet të qetësohet sepse Butrinti do të menaxhohet nga një fondacion 100% shqiptar. Ai tha se projekti bëhet për ta kthyer zonën në burim parash. Sipas tij, paratë që do të dalin prej tij do të shkojnë po për investime në Butrint.
“Shumë mirë që u kthyet në jetën parlamentare. Do ta them shkurt, Butrinti do të jetë pronë e shtetit shqiptar, do të vazhdojë të menaxhohet nga shteti shqiptar. Në bashkëpunim me një fondacion që mbështet shteti shqiptar. Ky është një fondacion 100% shqiptar, është themeluar nga Ministria e Kulturës, qetësohuni edhe për këtë. Ministria e Kulturës është kryetare e këtij bordi, marrëveshja nuk është e përjetshmë, është vetëm 10-vjeçare. Do të bashkëpunojmë për t’i dhënë mundësinë Butrintit që të kthehet në një vend ku bëhen para. Ato para do t’i përkasin vetëm Butrintin, asnjë lekë, asnjë dollar, asnjë jen nuk do të dalë nga Butrinti,”- tha Klosi.
Por, deputët Edmond Spaho dhe Ina Zhupa nuk mendojnë kështu. Spaho kërkoi që Klosi t’i parasite vetëm një rast në botë dhe se ai nuk do ta diskutonte më.
“Kur e thjeshtëzon debatin deri në banalitet atëherë do të thotë që ke një problem. Kjo është puna juaj. Ju thoni që gjithë bota kështu vepron, nuk e duam gjithë botën, por na thoni vetëm një rast dhe po e the vetëm një rast, atëherë nuk do të diskutoj më këtu. E keni zënë në goja disa herë arkeologun Hasan Ceka. I thoni qytetarëve që i biri i arkeologut të nderuar Hasan Ceka ka dalë në protestë kundër marrëveshjes,”- tha Spaho.
Zhupa këmbëngul se Butrinti do të merret me koncesion për 10 vite nga fondacioni.
“Ato që thatë ju janë të pavërteta, për 10 vjet fondacioni e merr Butrintit me koncesion dhe kjo është e zeza në të bardhë. Të katër anëtaret e tjerë të Bordit përveç ministres Margariti janë persona privatë dhe nuk kanë funksion public shtetëror që mund të themi që përfaqësojnë shtetin. Mund të jenë shokë e shoqe, por s’kanë funksion. Na jepni një model si Butrinti dhe hajde ta diskutojmë,”- tha Zhupa.
(F.m/dosja.al)
Sondazh
Takimi me ministrin grek, Rama ndan detaje nga biseda: Folëm për çështje me interes
Nikos Dendias dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias, duke ndarë detaj...
“A e urove?”/ Humbi garën ndaj Berishës, Ibsen Elezi: Kur të kem rezultatin në dorë
Sali Berisha dhe Ibsen Elezi TIRANË- Ish-kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ka folur për përvojën e tij ...
Kryetarja e AMA-s bën raportin vjetor: 118 kontrolle në subjekte, prioritet lufta kundër piraterisë e shkeljeve
Armela Krasniqi TIRANË- Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi prezantoi sot në Kuvendin e Shqipërisë rap...
Përplasja/ Gjekmarkaj-Shehut: Dyrdyli e paska nxjerrë preshin nga “shishja”
Agron Gjekmarkaj, Tritan Shehu TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj i është përgjigjur përmes nj&eum...
Balliu: Veliaj me tender fiktiv për blerjen e kafshëve dhe shpendëve të buta, nisni hetimet
Klevis Balliu dhe Erion Veliaj TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj s...
Dendias në Tiranë, takon Ramën, Xhaçkën e Belerin: Ndahemi për çamët e Ligjin e Luftës
Olta Xhaçka, Edi Rama dhe Nikos Dendias TIRANË- Ministri për Punët e Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ka ardhur me paralaj...
VD-Dendias i prerë për çamët e Ligjin e Luftës: Mos vazhdoni, ka pasojë për integrimin në BE
Nikos Dendias dhe Olta Xhaçka TIRANË- Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias është shprehur se abrogimi i ligjit të luft&eu...
Parku i Butrintit, Zhupa: S'ka lidhje me realitetin, e jepni me koncesion në fondacionin privat
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ripërsëriti edhe një herë se Parku i Butrintit do të jepet ...
VD-Berisha në krye të PD-, Xhaferraj: Do fusë Opozitën në tension politik
Ferdinand Xhaferraj: Ishte zgjedhje por nuk ishte zgjidhje. Defakto u kthye nga pensioni politik për të futur në tension politik Opozitën....
Dendias takon Ramën: Diskutuam për perspektivën evropiane të Shqipërisë
Nikos Dendias dhe Edi Rama TIRANË- Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka zhvilluar një takim edhem ek ryeministrin Edi Rama. ...

