Aktualitet

Dosja e SPAK/ Florenc Çapja porositi vrasjen e Sokol Sanxhaktarit

Sanxhaktari ndodhet pas hekurave për vrasjen e mikut të tij të fëmijërisë, Florjan Lamçe.

19 Maj 2022, 16:34 Nga DOSJA
Dosja e SPAK/ Florenc Çapja porositi vrasjen e Sokol Sanxhaktarit
Florenc Çapja

TIRANË- Zbardhen të tjera detaje nga dosja e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Dëshmitë e dy të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumani e Henrik Hoxhaj kanë zbardhur një tjetër urdhër vrasjeje. Konkretisht mësohet se i shpalluri në kërkim, Florenc Çapja ka porositur vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdinit. Sanxhaktari ndodhet pas hekurave për vrasjen e mikut të tij të fëmijërisë, Florjan Lamçe.

18 të arrestuar, 8 grupe kriminale të shkatërruara por “VIP-at” i kanë shpëtuar prangave. Ky ishte bilanci i një operacioni të nisur nga SPAK pas gjashtë muajve hetime. Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj kanë marrë statusin e të penduarit të drejtësisë dhe me duke zbuluar emra që kanë shkundur nga pluhuri i historisë ngjarje kriminale që datojnë nga viti 2011. Në total janë lëshuar 32 masa arresti. Ervis Martinaj, Suel Çela, Florenc Çapja, Erion Alibej akuzohen se paguanin shuma të majme parash tek vrasës me pagesë për të eliminuar kundërshtarët e tyre, ndërsa në bazat e tyre kishte depo municionesh dhe armës, që kanë konfiskuar si prova për hetime të mëtejmshme. Ervis Martinaj dhe Suel Çela janë kërkuar kudo në Tiranë e Elbasan, por asnjë gjurmë e tyre nuk është pikasur, e efektivët kanë dalë nga vendet ku kanë kontrolluar me pranga në brez. Edhe Talo Çela ka dëshmuar se nuk e ka marrë kot pseudonimin “hije”. Kontrollet vijojnë.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll