Politike

Mblidhet grupi i PD/ Të pranishëm 23 deputetë, Alibeaj prezanton 4 hapa për zgjedhjen e presidentit

Në mbledhje, deputeti Enkelejd Alibeaj ka parashtruar katër hapa të procedurës që do të ndiqet.

19 Maj 2022, 12:31 Nga DOSJA
Mblidhet grupi i PD/ Të pranishëm 23 deputetë, Alibeaj prezanton
Mbledhja e grupit te PD

TIRANË- Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të Partië Demokratike. Në mbledhje, janë të pranishëm 23 deputetë të cilët do të bien dakord për procedurat për zgjedhjen e presidentit. Në mbledhje, deputeti Enkelejd Alibeaj ka parashtruar katër hapa të procedurës që do të ndiqet. Ai është shprehur se grupi i PD do të zgjedhë 4 kandidatë, ndërsa PS dy. E po ashtu, Alibeaj ka treguar se do të ngrihet një grup i përbashkët mes PS dhe PD që të zgjidhet 1 kandidat me firma të përbashkëta. 

HAPAT E KËRKUAR NGA ALIBEAJ:

1. Grupi i PD zgjedh 4 kandidate

2. Pala tjeter (aleatet) perzgjedhin 2 kandidate
3. Ngrihet nje grup i perbashket PD – PS me 6 anetare dhe zgjedh 1 kandidat
4. Kandidati propozohet me firma te perbashketa PD-PS”.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll