Politike

A keni patur presion nga politika? Kreu i ILD: Jo! Kam nga vetja dhe shoqëria, ka pritshmëri

I pyetur në Komisionin e Ligjeve, Metani ka shtuar se presion për punën ka gjithashtu nga familja dhe shoqëria, pasi ata kanë pritshmëri për të.

19 Maj 2022, 12:37 Nga DOSJA
A keni patur presion nga politika? Kreu i ILD: Jo! Kam nga vetja dhe
Artur Metani

TIRANË- Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani ka deklaruar se presion për punën ka vetëm nga vetja e tij. I pyetur në Komisionin e Ligjeve, Metani ka shtuar se presion për punën ka gjithashtu nga familja dhe shoqëria, pasi ata kanë pritshmëri për të. Në lidhje me presionin nga politika, ai tha se Kushtetuta i ka dhënë garancinë për të punuar në mënyrë të pavarur.

A keni patur presion nga politika?

Metani: Jo! Eshte pergjigja e shkurter sepse kushtetuta dhe ligji me ka dhene garancine per te punuar ne menyre te pavarur. Po! Kam presion nga brenda vetes, nga familja, shoqeria, per pritshmerite e larta qe kane ndaj meje e institucionit qe drejtoj. Keto pa dyshim qe jane presione te forta. Personalisht kam reaguar kur ka patur reagime te politikes ndaj magjistrateve. Ndryshe nga disa, une nuk mendoj se kur flet gjykata, te gjithe duhet te heshtin. Jo! Vendimet mund te diskutohen e analizohen edhe pse ne debatin publik respektimi i kufijve nuk eshte pike e forte.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll