Aktualitet

Dyer të hapura, xhama të thyer, e atlete në tokë, PAMJE nga aksidenti në Milot-Mamurras

19 Maj 2022, 08:42 Nga DOSJA
Dyer të hapura, xhama të thyer, e atlete në tokë, PAMJE nga
Aksidenti

KURBIN- Këto janë pamjet e publikuara nga 'Balkanweb' pas aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Milot-Mamurras. Në video shihet mjeti i shkatërruar i gjithi ndërsa në tokë shihen edhe këpucët e fëmijëve të vegjël. Mjeti Taxi doli nga rruga duke lënë pas 1 viktimë dhe 3 të plagosur. Prena Gjetani humbi jetën, ndërsa vajza me dy nipërit e saj janë dërguar te Trauma dhe për fat të mirë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se makina ishte nisur drejt Rinasit në momentin që ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një objekt në anë të saj.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll