Politike

VD-Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Do ndërtojmë 167 shkolla, 137 kompani marrin pjesë, program unik

Ahmetaj bëri të ditur se në këtë program do të ndërtohen 167 shkolla e 37 janë në Tiranë. 

18 Maj 2022, 12:52 Nga DOSJA
VD-Procesi i Rindërtimit, Ahmetaj: Do ndërtojmë 167 shkolla, 137
Arben Ahmetaj

TIRANË- Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj deklaroi ditën e sotme se procesi i rindërtimit pritet të përfundojë thuajse në të gjithë vendin brenda muajit shtator. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ahmetaj bëri të ditur se në këtë program do të ndërtohen 167 shkolla e 37 janë në Tiranë. 

'Janë një sërë vendimesh që financojnë ndërtimin e njësive individuale në Kavajë, Krujë, në të njëjtën kohë. Tani do të ndërtohen me faza projektet arsimore. Po ndërtojmë 167 shkolla, në Tiranë janë 37 shkolla. Numri është rekord dhe shuma në programin e rindërtimit në të gjitha vitet do të shkojë në 1.2 miliardë dollarë e përputhur me vlerësimin e njësive ndërkombëtare.  Kam informacion për pjesmarrjen e kompanive në procesin e rindërtimit. është programi i investimeve publike më social që ka prekur gjysëm milioni qytetar, ka pjesmarrjen më të gjerë të kompanive në të gjitha fazat e veta. Janë vetëm Fondi Shqiptar i Zhvillimit, 137 kompani që marrin pjesë. Mënyra se si janë shpërndarë fondet për njësitë, nuk ka asnjë program që të ketë kaq pjesmarrje të gjerë me kompani shqiptare. Në Tiranë, shkojnë 190 kompani në procesin e rindërtimit, ky është projekti i investimeve publike më unik, me efekte të drejtëpërdrejta te qytetarët. Nuk besoj se do të ketë një program tjetër me pjesmarrje kaq të gjerë të kompanive në këtë proces. Jemi në pothuajse në përfundim të rindërtimit, pastaj kemi Kombinatin dhe 5 Majin.'- tha Ahmetaj.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll