Politike

VD-PS vazhdon sulmet ndaj SPAK, Balla: Pse s'hetohet Berisha? Tabaku e mbron: Shikoni "non grata-t" tuaja

Gjithashtu Balla në fjalën e tij kërkoi të dijë se cili është opinioni i Prokurorisë shqiptare për "non gratat" e shpallur nga SHBA dhe pse nuk hetohet Sali Berisha për korrupsion dhe përdorim të pushtetit për përfitime personale.

18 Maj 2022, 12:55 Nga DOSJA
VD-PS vazhdon sulmet ndaj SPAK, Balla: Pse s'hetohet Berisha? Tabaku e
Pjesë nga konferenca sot
 

TIRANË- Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, ku u diskutua për ecurinë në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimi i rekomandimeve të Komisionit Europian në Raportin e vitit 2021 për Shqipërinë, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla bëri thirrje që SPAK të hetojë çështjen e 21 Janarit dhe korrupsionin që shkaktoi tragjedinë e Gërdecit. Gjithashtu Balla në fjalën e tij kërkoi të dijë se cili është opinioni i Prokurorisë shqiptare për "non gratat" e shpallur nga SHBA dhe pse nuk hetohet Sali Berisha për korrupsion dhe përdorim të pushtetit për përfitime personale. Ndërsa Jorida Tabaku, duket se në një moment i doli në "mbrojtje" Berishës, duke i përmendur edhe të shpallurit "non grata" nga radhët e socialistëve.

Taulant Balla: Shqipëria ka ende një listë të plotë të ish-gjyqtarëve, ish-prokurorëve që janë shkarkuar nga Vettingu dhe kanë rezultuar me mospërputhje tepër të mëdha të gjendjes së pasurisë së tyre dhe duhet që hetimet të jenë tepër të forta. Prokurori duhet të fillojë vetë hetime. Po ashtu kur ne kemi dizenjuar këtë formë të re të organeve të luftës kundër korrupsioni e kemi marrë një model nga vende që ka funksionuar, i jemi referuar modelit rumun. Pyetja ime zoti Prokuror i Përgjithshëm është Përse Prokuroria e Posaçme nuk heton 21 janarin dhe nuk bën transparente korrupsionin në Gërdec. Dhe tjetra që dua të theksoj mosndëshkimin brenda niveleve të larta. SHBA ka theksuar publikisht se për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion në cilësinë , si shpërdorim i fondeve publike, përdorim pushteti për përfitime personale, shpërdorim detyre thotë kodi penal në Republikën e Shqipërisë. Tani Prokuroria Shqiptare ka regjistruar ndonjë procedim penal. Pse SPAK nuk bën transparente se çfarë po ndodh me hetimet për Gërdecin. Pse SPAK nuk heton 21 Janarin dhe Korrupsionin që shkaktoi Tragjedinë e Gërdecit? Çfarë opinioni kanë prokurorët për shpalljen Non Grata të Sali Berishës

Tabaku: Shpresoj që të njëjtat mendime t'i ndani edhe për non gratat nga radhët tuaja. Kjo thirrje që iu bë SPAK sot të bëhet edhe për inceneratorët. I kërkoj ndjesë anëtarëve të Komisionit të Integrimit që u bënë pjesë e politikës së ditës. Zoti Manja e di që pushteti i ka të gjitha në dorë, mendoni se nuk janë sinjal i faktit që nuk i kontrolloni dot institcionet. Dhe një herë përmbledhtasi ndaj z. Manja mendoni që thirrjet e fundit ndaj institucioneve të pavarura ndaj luftës së korrupsiont, nuk janë një sinjal i faktit që hetimi po shkojnë në drejtimin e duhur, që nuk i kontrolloni dot, të keni çiltërsinë për ti folur dhe adresuar. Në gjykimin tim qeveria shqiptare ka 17 institucione që lidhen në luftën ndaj korrupsionit. Një çoroditje e tillë nuk ekziston asnjë dikaster tjetër. Vetë Ministri i Drejtësisë ka konflikt interesi pasi drejton një institucion në luftën ndaj korrupsionit. Strategjia e qeverisë shqiptar me planin e integritet nuk funksionin, pasi faktet flasin se korrupsioni bëhet me ligj, me kostum dhe z. Maja ka një konflikt interesi.

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian u mblodh këtë të mërkurë për të folur për "Ecurinë në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Europian në Raportin e vitit 2021 për Shqipërinë si dhe Nënkomitetin BE-Shqipëri për Drejtësi, Liri dhe Siguri 2021".

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll