Presidenti/ Pakti Balla-Alibeaj, Boçi: Qesharak, do rrëzohet kandidati i opozitës, proces tallës
Boçi deklaroi se Enkelejd Alibeaj nuk ka asnjë lloj mandati dhe tagri për të përfaqësuar Partinë Demokratike.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi e quan marrëveshjen mes opozitës dhe mazhorancës për zgjedhjen e presidentit si tallës. Për gazetarët, Boçi shtoi se Enkelejd Alibeaj nuk ka asnjë lloj mandati dhe tagri për të përfaqësuar Partinë Demokratike.
'Niveli i diskutimit, qesharak. Opozita nuk ka vota për një numërim të thjeshtë, ndërsa maxhoranca që i ka e ruan propozimin e saj për raundin e katërt ose të pestë, për të mos u futur te e drejta për të kryer negociata. Grupet parlamentare mbarojnë detyrën kur mbyllet procedura e raundeve.Vendimi i sotëm antikushtetues. Askush s’mund ti heqë të drejtën opozitës për të pasur kandidatë në 5 raundet, e kjo zgjidhje nuk është parë asnjëhere në Shqipëri ku dikush nga mazhoranca si klloçka që mbledh zogjtë ka përcaktuar me detyrim që opozita mund të ketë kandidat në 3 raunde e më pas nuk mund të ketë.
Ironia është që opozita që nuk ka votat të themi për një votim të thjeshtë, ndërsa mazhoranca që i ka këto vota e ruan propozimin e saj për në raundin e katërt e pestë ku votimi është me shumicë të thjeshtë, për të mos u futur më pas tek e drejta për të kryer negociata. Negociatat duhet të vijojnë në nivel politik. Alibeaj s'ka asnjë lloj mandati nga grupi i PD, për mua këto negociata nuk duhen konsideruar. Konsensusi arrihet kur pranohet pozicioni i opozitës. Unë them se do të rrëzohet kandidati i opozitës, pse duhet të tallemi me presidentin, pse duhet të ndërtojmë këtë proces tallës. Alibeaj nuk ka të drejtë të jetë përfaqësues i opozitës. Ndoshta Alibeaj mbrohet me atë pozicion, po atë nuk ia konsideron as Rama, madje e tall aq shumë, i con Ballën, realizon një negociatë me atë që do. Unë do thoja se zgjedhja e Ramës, është si Real i Madrid të zgjidhte jo Liverpul, se mund të konsiderohet non grata dhe të thoshte se do të luajë me Cërrikun.
Ndoshta Alibeaj mund të fshihet pas pozicionit të kryetarit të komanduar. Por këtë pozicion nuk ia pranon as Rama. Shkon dhe ulet në prehrin e Ballës. Meqenëse Rama i ka qejf krahasimet me futbollin. Është njësoj si Real ii Madridit të zgjidhte si kundërshtar në finale jo Liverpoolin por Turbinën e Cërrikut sepse nuk pranon të luajë kundër Salah se është non grata'- deklaroi Boçi.
Raundi i parë dështoi pa asnjë emër të propozuar, mirëpo sot është arritur marrëveshja e parë për emrin e presidentit të ri të vendit. Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, u caktua se opozita do të ketë të drejtën që të vijë me të paktën 4 emra përballë maxhorancës për të diskutuar se cili prej tyre do të zërë vendin e kreut të shtetit, pas përfundimit të mandatit të Ilir Metës.
(a.b)/dosja.al
Sondazh
VD-'41 prokurorë janë shkarkuar'/ Kreu i KLP: Disa janë kërcënuar me jetë, u morën në mbrojtje
Alfred Balla TIRANË- Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, raportoi ditën e sotme në Komisio...
Raporti i KLP, Xhafaj: Kjo s'paraqitet dot në Kuvend, çuditesh me çfarë lexon
Fatmir Xhafaj TIRANË- Deputeti socialist, Fatmir Xhafaj parashtroi ditën e sotme gjatë Komisionit të Ligjeve, ankesat e tij për ra...
VD-Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju
Pjesë nga takimi sot TIRANË- Arrihet një marrëveshje mes opozitës dhe maxhorancën. Damian Gjiknuri i bëri kërkes&e...
VD-Shënjestron Erion Braçen? Rama: 'Shumëkush' flet për bujqësinë, ose s'kanë lidhje, ose...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama 'shigjetoi' sot kritikët për kushtet e fermerëve në vend. Edhe pse nuk përmendi em&eum...
VD-Agron Duka për presidentin e ri: Ne s'kemi asgjë në dorë, ta provojmë. Mediu: Marrëveshje me "djallin"
Agron Duka dhe Fatmir Mediu TIRANË- Diskutimi i kreut të Partisë Ambientalista Agrare, Agron Duka, ka kërkuar që opozita të p...
VD-Presidenti, Balla sfidon opozitën: Keni 20 emra ju për të propozuar emra? (KUSHTI për Berishën)
Taulant Balla TIRANË- Socialistët nuk pranojnë një president të propozuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ky është k...
VD-Presidenti/ Fatmir Mediu: Nuk kemi më kohë, opozita të vijë me emër, ndryshe proces fals
TIRANË- Kryetari i i Grupit Parlamentar të “Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediu tha se është absurde që opozita t&eu...
VD-Presidenti/ Mesila Doda: Le të futemi sa më shpejt në një proces real
Mesila Doda TIRANË- Deputetja e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Mesila Doda tha se Kuvendi dhe deputetët po humbin kohë dhe...
VD-Presidenti/ Alibeaj bën SKEMËN: Ne sjellim 4 emra, 2 nga ata zgjidhini ju, negociojmë për 'finalin'
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka treguar skemën sesi do mund të zgjidhet presidenti i ri i ...
VD-'Presidenti'/ Alibeaj: Morëm pjesë që mazhoranca të mos këndonte 'ata s'erdhën'
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se opozita ka marrë pjesë në...
