Politike

VD-Presidenti/ Fatmir Mediu: Nuk kemi më kohë, opozita të vijë me emër, ndryshe proces fals

Fatmir Mediu tha se nuk kanë pse të jenë pjesë e diskutimit për sa kohë asnjë palë nuk ka një rezultat konkret.

18 Maj 2022, 10:36 Nga DOSJA

VD-Presidenti/ Fatmir Mediu: Nuk kemi më kohë, opozita të

TIRANË- Kryetari i i Grupit Parlamentar të “Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediu tha se është absurde që opozita të hyjë në parlament pa pasur një kandidaturë. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e sotme në Konferencën e Kryetarëve, Mediu tha se nuk kanë pse të jenë pjesë e diskutimit për sa kohë asnjë palë nuk ka një rezultat konkret.

Unë mendoj se është absurde nëse hyjmë në parlament pa pasur kandidaturë. Hyrja në proces pa kandidaturë në raundit tjetër i jep shan justifikimit të një farse që është bërë pjesë edhe opozita. Ne si opozitë ose duhet të dalim me një kandidaturë të përbashkët, ose duhet të marrim qëndrim për të mos u bërë pjesë e këtij procesi. Nuk kemi kohë më, para se të ulemi me ju duhet të ulemi mes vetes sonë. Çdo deputet ka të drejtë për të propozuar. Moisiu në vitin '82 është propozuar nga i ndjeri Teodor Laço. Është absurde që opozita të shkojë në Kuvend pa një kandidat. Nëse opozita nuk ka emra konkretë nuk mund të bëhet pjesë e një procesi fals . Nuk kam pse të jem pjesë e diskutimit me asnjë palë për sa kohë që nuk kemi një rezultat konkret dhe i jep frymë një procesi anormal,”- tha Mediu.

Raundi i parë dështoi pa asnjë emër të propozuar, mirëpo sot është arritur marrëveshja e parë për emrin e presidentit të ri të vendit. Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, u caktua se opozita do të ketë të drejtën që të vijë me të paktën 4 emra përballë maxhorancës për të diskutuar se cili prej tyre do të zërë vendin e kreut të shtetit, pas përfundimit të mandatit të Ilir Metës.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll