Politike

Presidenti i ri, arrihet marrëveshja e parë! Opozita propozon emër për 2 raundet e ardhshme

Raundi i parë dështoi pa asnjë emër të propozuar, mirëpo sot është arritur marrëveshja e parë për emrin e presidentit të ri të vendit.. Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, u caktua se opozita do të ketë të drejtën që të vijë me të paktën 4 emra përballë maxhorancës për të diskutuar se cili prej tyre do të zërë vendin e kreut të shtetit, pas përfundimit të mandatit të Ilir Metës.

18 Maj 2022, 08:30 Nga DOSJA
Presidenti i ri, arrihet marrëveshja e parë! Opozita propozon
Foto nga takimi i sotëm

TIRANË- Propozimet në tre raundet e para për presidentin e ri të vendit do t’i bëjë opozita, kështu është vendosur në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve. Në fakt janë dy të mbeturat, ku opozita do të ketë të drejtën që të vijë me të paktën 4 emra përballë maxhorancës për të diskutuar se cili prej tyre do të zërë vendin e kreut të shtetit, pas përfundimit të mandatit të Ilir Metës.

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë, Enkelejd Alibeaj tha se opozita duhet të kishte fjalën e para për të propozuar, ndërsa Taulant Balla kërkoi që kjo e drejtë të mos ishte ekskluzive. Megjithatë sot kundër i kanë dalë edhe opozitarët e tjerë, Fatmir Mediu, Mesila Doda dhe Agron Duka. Të gjithë njëzëri kërkuan emra, duke e cilësuar procesin e zhvilluar deri më tani si shumë absurd, e duke e vënë opozitën para dy kushteve: ose të propozojë emra, ose të dalë nga procesi, duke e pagëzuar si farsë.

Duke dëgjuar të gjithë propozimet, Alibeaj ka bërë prapakthehu duke arritur një marrëveshje. Palët kanë rënë dakord që opozita të japë emër në 2 raundet e ardhshme, më i fundit është të hënën që vjen, ndërsa nëse do jetë e nevojshme do të ketë të drejtë edhe PS të japë emra në raund të katërt dhe të pestë. Për vendimin e marrë sot në Konferencë, ka ardhur edhe reagimi i parë “i mandatuari” i Komisionit të Rithemelimit, Luçiano Boçi, i cili tha se qëllimi i vërtetë i të gjithë procesit është përçarja e Partisë Demokratike. Ndërsa deri më tani as kryeministri Edi Rama dhe as paarardhësi i tij në detyrë, Sali Berisha, nuk kanë dalë me asnjë njoftim zyrtar.

Kushtetuta e Shqipërisë parashikon që raundi konsiderohet efektiv edhe nëse nuk paraqitet asnjë kandidat. Pra edhe nëse oozita nuk merr pjesë në seancë ajo nuk e bllokon procesin. Pra edhe nëse sot nuk bëhet asnjë propozim dhe nesër në raundin e parë nuk ka asnjë emër kandidati, ai sërish do të jetë i vlefshëm si procedurë dhe do të mund të vijohet me raundin e dytë. Gjithsej janë parashikuar pesë raunde votimi. Në tre të parat nevojitet një shumicë prej tre të pestash, ndërsa në dy raundet e fundit presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë.

(a.b/dosja.al)

 

Sondazh

Poll