Politike

VD-Presidenti/ Alibeaj bën SKEMËN: Ne sjellim 4 emra, 2 nga ata zgjidhini ju, negociojmë për 'finalin'

Enkelejd Alibeaj tha se opozita duhet të vijë me katër propozime, nga të cilat maxhoranca të zgjedhë 2, ndërsa shtoi se nga këta dy emra të negociojnë lidhur me kreun e shtetit.

18 Maj 2022, 10:17 Nga DOSJA
VD-Presidenti/ Alibeaj bën SKEMËN: Ne sjellim 4 emra, 2 nga ata
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka treguar skemën sesi do mund të zgjidhet presidenti i ri i vendit. Në fjalën e tij gjatë Konferenca e Kryetarëve, Alibeaj tha se opozita duhet të vijë me katër propozime, nga të cilat maxhoranca të zgjedhë 2, ndërsa shtoi se nga këta dy emra të negociojnë lidhur me kreun e shtetit. Megjithatë mbetet për t'u parë nëse skema e propozuar nga demokrati do të pranohet nga socialistët.

"Dekriminalizimi, dekomunistizimi, anti-korrupsionin, këto janë kritere që do të duhet të profilizojnë presidentin e vendit. është legjitime dhe e justifikuar, e shkon drejt frymës së kushtetutës që të jetë e drejta e propozimit. Kemi ende të drejtë për të propozuar ti përkasë opozitës. Të propozojmë 4 kandidatura, dy i zgjidhni ju dhe më pas të shkojmë tek emri final. Të kemi një proces gjithëpërfshirës. Të jetë në mënyrë propocionale. Nëse arrihet kjo, arrihet një gjë e madhe. Kjo është fryma dhe logjika që kemi ardhur me këtë qëndrim. është gjithëpërfshirës dhe transparent. Madje besoj se ky proces të shërbejë edhe si traditë në të ardhmen.Ky është qëndrimi që mbajmë ne. Jemi në sy të publikut dhe njerëzit na gjykojnë për çdo gjë që po themi. Duhet të saktësoj edhe diçka, nuk është kushtëzim, as provokim, as lojë forcë. është thjesht shërbim që i bëhet këtij procesi për t'i dhënë baza të shëndosha procesit. Ai që do bëhet president ta dijë se ka pasur mbështetje nga kjo godinë. Ai/Ajo nesër jo vetëm si ndjesi të brendshme do të duhet të jetë peng i reputacionit publik që ka krijuar në të shkuarën. Besoj se është i plotë për këdo,"-tha Alibeaj.

Raundi i parë dështoi pa asnjë emër të propozuar, mirëpo sot është arritur marrëveshja e parë për emrin e presidentit të ri të vendit. Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, u caktua se opozita do të ketë të drejtën që të vijë me të paktën 4 emra përballë maxhorancës për të diskutuar se cili prej tyre do të zërë vendin e kreut të shtetit, pas përfundimit të mandatit të Ilir Metës.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll