Politike

VD-Presidenti, Balla sfidon opozitën: Keni 20 emra ju për të propozuar emra? (KUSHTI për Berishën)

Por vuri në dyshim nëse Enkelejd Alibeaj do të mund të mblidhte 20 firma për të bërë propozimin zyrtar, duke iu referuar përplasjeve me deputetët e Komisionit të Rithemelimit të drejtuar nga Berisha.

18 Maj 2022, 10:44 Nga DOSJA
VD-Presidenti, Balla sfidon opozitën: Keni 20 emra ju për të
Taulant Balla

TIRANË- Socialistët nuk pranojnë një president të propozuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ky është kushti që ka paraqitur sot në Konferencën e Kryetarëve, Taulant Balla. Në fjalën e tij, kreu i grupit parlamentar të PS i kërkoi opozitës se ka të drejtë të propozojë në 2 raundet e tjera dhe kandidati të votohet. Por vuri në dyshim nëse Enkelejd Alibeaj do të mund të mblidhte 20 firma për të bërë propozimin zyrtar, duke iu referuar përplasjeve me deputetët e Komisionit të Rithemelimit të drejtuar nga Berisha.

“Nga sot deri në fund të këtij procesi kanë ngelur 4 raunde. 2 prej tyre i takojnë opozitës, 2 shumicës. Natyrshëm që 2 të mbeturat i takojnë opozitës sepse ne nuk i kemi 84 vota dhe i takon që të jetë bashkëpunuese, si dhe neve që të jemi shumë më shumë bashkëpunues. Kemi pasur gjithmonë dëshirën të ulemi të gjithë bashkë si sot. Atë që tha Mediu këtu, e ka thënë edhe pa mediat. Edhe Doda pak a shumë në të njëjtën linjë. Shumë mirë që jemi 4 grupet sot në një sallë. Ju Alibeaj thoni opozita të ketë të drejtën e propozimit, unë jam dakord por jo të keni monopolin Të mos vëmë kusht që procesi duhet të zgjedhë me çdo kusht një president me shumicë të cilësuar, kjo e tejkalon Kushtetutën. Procesi duhet të synojë zgjedhjen me shumicë të cilësuar, jo me çdo kusht. Që presidenti të zgjidhet duhet të gëzojë të drejtën e 20 firmave. I keni ju 20 firmat? Silleni kandidatin!. Ne kemi vendosur një kusht që kandidatë që vijnë nga katrani me bojë nuk pranojmë. Për non grata e kisha fjalën. Po keni emër tjetër, silleni. Mblidhuni me njëri-tjetrin dhe na e thoni dhe ne,”-tha Balla.

Raundi i parë dështoi pa asnjë emër të propozuar, mirëpo sot është arritur marrëveshja e parë për emrin e presidentit të ri të vendit. Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, u caktua se opozita do të ketë të drejtën që të vijë me të paktën 4 emra përballë maxhorancës për të diskutuar se cili prej tyre do të zërë vendin e kreut të shtetit, pas përfundimit të mandatit të Ilir Metës.

(k.m.dosja.al)

Sondazh

Poll