Politike

VD-Presidenti/ Mesila Doda: Le të futemi sa më shpejt në një proces real

Mesila Doda tha se deputetët nga të gjithë palët duhet që të përfshiheshin në një proces real.

18 Maj 2022, 10:35 Nga DOSJA
VD-Presidenti/ Mesila Doda: Le të futemi sa më shpejt në një
Mesila Doda

TIRANË- Deputetja e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Mesila Doda tha se Kuvendi dhe deputetët po humbin kohë dhe mundësi duke mos biseduar me kandidaturat. Në fjalën e tij gjatë Konferenca e Kryetarëve, Doda tha se deputetët nga të gjithë palët duhet që të përfshiheshin në një proces real, ndërsa shtoi se kishte shumë rezerva lidhur me gjithë diskutimet. 

“Ky parlament ka një histori, ka një memorie të veten. Ju e mbani mend kur disa njerëz uleshin me orë të tëra për të kaluar kandidaturat përkatëse. Çdo raund që ikën pa kandidat është një mundësi e humbur. Nuk besoj se politika shqiptare nuk e ka këtë mundësi që të debatojmë për një President. A ka mundësi të futemi në një proces real? Kemi momentin që të japim një rezultat të mirë për shqiptarët! Historia botërore njeh edhe konklavat për zgjedhjen e një pape. Për sa kohë jemi duke bërë politikë këtu, nuk do kemi mundësi për proces real. Le të futemi sa më shpejt në një proces real. Le të dalim mbi vete dhe të tregojmë se jemi të aftë. Le të vijnë kandidaturat dhe le t'i shohim të gjithë. Të shkojmë para me një produkt normal. Derisa të vendosim që të futemi në një proces real, nuk besoj që do kemi rezultat,"-tha Doda.

Raundi i parë dështoi pa asnjë emër të propozuar, mirëpo sot është arritur marrëveshja e parë për emrin e presidentit të ri të vendit. Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, u caktua se opozita do të ketë të drejtën që të vijë me të paktën 4 emra përballë maxhorancës për të diskutuar se cili prej tyre do të zërë vendin e kreut të shtetit, pas përfundimit të mandatit të Ilir Metës.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll