Politike

VD-Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e tretë propozimet i keni ju

Por kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e çoi edhe më tej propozimin, duke ia lënë propozimet opozitës për tre raundet e para, e më pas kur emri i presidentit të ri të zgjidhet me shumicë të thjeshtë, të propozojnë vetë.

18 Maj 2022, 11:23 Nga DOSJA
VD-Presidenti i ri/ Arrihet akordi! Balla-opozitës: Deri në raundin e
Pjesë nga takimi sot

TIRANË- Arrihet një marrëveshje mes opozitës dhe maxhorancën. Damian Gjiknuri i bëri kërkesë Enkelejd Alibeajt dhe opozitës që të mblidhen në tavolinë negociatash për të folur me emra konkret për presidentin e ri. Duke i propozuar pasditen e sotme, por edhe çdo ditë tjetër dakordësinë për të negociuar. Por kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e çoi edhe më tej propozimin, duke ia lënë propozimet opozitës për tre raundet e para, e më pas kur emri i presidentit të ri të zgjidhet me shumicë të thjeshtë, të propozojnë vetë.

PJESË NGA BISEDA: 

Damian Gjiknuri: Ne jemi dakord, sillni një emër që përmbledh kriteret! Një, 2, 3, 4 emra, hajdeni në tavolinë negociatash! Nuk ka nevojë për shfaqje, na jepni shansin dhe ne e mos na paragjykoni. Nuk keni të drejtë të na paragjykoni. Ne nuk do ta lëmë vendin pa president nëse raundet do të digjen. Që sot pasdite lini një orar dhe hajde të dialogojmë, gjithçka tjetër është politikë. Nuk jemi studio politike.

Alibeaj: Si më the a keni besim tek ju? Jo. Ju deshët të merrnit presidentin e FSHF, le më këtë… Nuk jeni fare për t'ju testuar në këtë pikë.

Balla: Po e zgjidhëm, ramë dakord. Deri raundin e tjerë, propozimet i keni ju. Sillni propozimet, bëjeni si të doni ju. Nëse doni të konsultoni një emër, thoni kur. Ramë dakord? Pranohet dokumenti juaj deri raundin e tretë.

Raundi i parë dështoi pa asnjë emër të propozuar, mirëpo sot është arritur marrëveshja e parë për emrin e presidentit të ri të vendit. Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, u caktua se opozita do të ketë të drejtën që të vijë me të paktën 4 emra përballë maxhorancës për të diskutuar se cili prej tyre do të zërë vendin e kreut të shtetit, pas përfundimit të mandatit të Ilir Metës.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll