Politike

VD-'Presidenti'/ Alibeaj: Morëm pjesë që mazhoranca të mos këndonte 'ata s'erdhën'

Alibeaj deklaroi ditën e sotme se opozita ka marrë pjesë në procesin e zgedhjes së presidentit duke mos krijuar alibi

18 Maj 2022, 10:09 Nga DOSJA
VD-'Presidenti'/ Alibeaj: Morëm pjesë që mazhoranca
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se opozita ka marrë pjesë në procesin e zgedhjes së presidentit duke mos krijuar alibi. Po ashtu, Alibeaj tha se kanë marrë pjesë në proces në mënyrë që mazhoranca të mos ketë zë e të thotë se ata nuk erdhën në takim. 

'Opozita mori pjesë në këtë proces për të mos krijuar alibi, arsye të paqena që pjesa tjetër e Kuvendit të shkojë në raundin e katërt dhe të pestë e të këndojnë "Ata s'erdhën, por e zgjedhim ne". Kjo nuk do ti shërbente askujt, thjesht do ishte zgjatim i mazhorancës. Kjo është arsyeja pse kemi marrë pjesë në këtë proces. Pavarësisht ndryshimeve të 2008, thelbi mbetet, 3 raundet e para presidenti duhet të zgjidhet me jo më pak se 84 vota. Ajo që sot konsiderohet mazhorancë nuk e ka legjitimitetin real, atë që buron nga zgjedhjet. Kriteret nuk janë ndonjë habi, përveç kritereve, legjislacioni përmbante një sërë kriteresh të tjera të shpërndara andej-këtej që i referohen institucioneve të tjera dhe ka ardhur e gjitha si nevojë për deformimin për të implementuar edhe për presidentin. Pjesa e dytë i përket procesit. Është legjitime, e justifikuar, shkon drejt frymës së kushtetutës. Në 3 raundet e para, e drejta për të propozuar t'i përkasë opozitës"- tha Alibeaj.

Raundi i parë dështoi pa asnjë emër të propozuar, mirëpo sot është arritur marrëveshja e parë për emrin e presidentit të ri të vendit. Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, u caktua se opozita do të ketë të drejtën që të vijë me të paktën 4 emra përballë maxhorancës për të diskutuar se cili prej tyre do të zërë vendin e kreut të shtetit, pas përfundimit të mandatit të Ilir Metës.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll