Politike

FOTOT- PS kthen Bashkinë e Kukësit në 'seli rozë', takimet e socialistëve i zbulon vetë Gjici

Në krye të tavolinës shihet që qëndron e ulur Lindita Nikolla, e cila është edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë. Rreth saj, dallohen veç socialistë, si Etjen Xhafaj, Etilda Gjonaj, Blendi Klosi, Anila Denaj e shumë të tjerë.

17 Maj 2022, 20:59 Nga DOSJA
FOTOT- PS kthen Bashkinë e Kukësit në 'seli rozë',
Takimi në Bashkinë e Kukësit

KUKËS- Partia Socialiste ka nisur reformimin në kryetarët e degëve, por jo në selitë rozë. Në disa foto të publikuara nga kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici shihet se socialistët kanë zgjedhur pikërisht zyrat e kësaj bashkie për të zhvilluar mbledhje. Në krye të tavolinës shihet që qëndron e ulur Lindita Nikolla, e cila është edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë. Rreth saj, dallohen veç socialistë, si Etjen Xhafaj, Etilda Gjonaj, Blendi Klosi, Anila Denaj e shumë të tjerë.

“Zhvilluam sot në Kukës takimin me Këshillin koordinues të qarkut, për procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për kryetarët e Partisë Socialiste në 61 bashki të vendit. Për herë të parë nëpërmjet bashkëkryesisë për kryetarët e partisë në nivel bashkie do të jepet mundësia e fuqizimit të grave brenda strukturave të PS-së,”- shkruan Gjici krah fotove.

Por çfarë i ka ndodhur selizë rozë në Kukës që PS-ja ka kthyer Bashkinë në zyrë?

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll