Politike

Kreu i bordit të ADF: Në Shqipëri do investojmë mbi 3 milionë dollarë

Ngritja e laboratorëve Smart, sipas Granoff, është një nismë që e bën Shqipërinë, vendin e duhur të të ardhmes së fëmijëve që i drejtojnë sytë jashtë.

17 Maj 2022, 18:02 Nga DOSJA
Kreu i bordit të ADF: Në Shqipëri do investojmë mbi 3
Michael Granoff

TIRANË- Kreu i fornacionit Shqiptaro Amerikan (ADF) Michael Granoff tha se në Shqipëri synojnë të investojnë 3.375 milionë dollarë. I ndodhur në ceremoninë ku u firmos marrëveshja për laboratorët Smart me qeverinë shqiptare, ai tha se asgjë nuk do të bëhej pa këtë të fundit. Granoff shtoi se paratë qëdo të investohen në Shqipëri do të synohet të përdoren për të sjellë të ardhura të tjera për vendin. Ngritja e laboratorëve Smart, sipas Granoff, është një nismë që e bën Shqipërinë, vendin e duhur të të ardhmes së fëmijëve që i drejtojnë sytë jashtë.

“Fondacioni e ka për punë që të japë para për sigurimin e këtyre programeve. Nuk mund t’ia arrijmë dot vetëm ndaj e bëjmë vetëm me qeverinë. Duhet të punosh që partneriteti të funksionojë. Partneriteti jonë nuk është diçka e re. Partneriteti mes menaxherëve tanë dhe ministrave nuk është diçka e re. Kemi bërë diskutime se si të përdorim talentin tonë dhe aftësitë për të realizuar këto procese. Nëse ka një arsye pse këto programe të kenë sukses, është për shkak të partneritetit. Nuk bëhen siç duhen në fillim, por gjithmonë janë në përmirësim. Kemi besim se do bëjmë shumë me këtë program. Sa më herët të fillosh punën me fëmijët aq më shumë ndikim ke. Vlen për arsimin e fëmijëve. Kur mendon për arsimin dixhital, kur mendon se fëmijët do mësojnë këto aspekte, këtu do jetë ndikimi më i madh. Në këtë moshë kanë shansin më të lartë që të funksionojnë në botë. Do të jenë prijës në një botë në zhvillim. Kur mendon një program që kanë potencial të zhvillohen, një nga gjërat që duhet bërë, është që të bëhet siç duhet. Ne do të punojmë në 100 shkolla, do të monitorojmë rezultatet dhe do të kuptojmë pilotimin. Në këtë mënyrë duhet të shpenzojmë kohën duke punuar. Duhet t’ja ofrojmë cdo fëmijë në çdo shkollë. Nëse kjo do të bëhet do të japim një kontribut jo vetëm për fëmijët, por për të gjithë vendin. Gjithsesi është e rëndësishme të fillojmë që të spezojmë kohën për të mësuar. Duhet t’ia ofrojmë çdo fëmije në çdo shkollë. Duam të japim një kontribut thelbësor. Të gjithë vendin, kontributi jonë financiar është 3.375 mln dollarë. Po japim para Shqipërisë, do investohen këtu dhe shpresojmë që të tërheqin para të tjera nga pjesëmarrës të tjerë. Ne jemi aktiv në TUMO dhe të tjera,”- tha Granoff.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll