Politike

Përplasja në PD/ Ankimimi i Alibeajt, caktohet treshja e gjyqtarëve që shqyrton kërkesën e Kasos

Gjykata e Tiranës pranoi ankimimin e Alibeajt kundër vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri që regjistroi ndryshimet Statutore në Partinë Demokratike pas Kuvendit të 11 dhjetorit të Sali Berishës.

17 Maj 2022, 15:36 Nga DOSJA
Përplasja në PD/ Ankimimi i Alibeajt, caktohet treshja e
Gjykata e Tiranës

TIRANË- Treshja e gjyqtarëve Elona Toro, Genti Shala dhe Edlira Petri janë përzgjedhur për të shqyrtuar kërkesën e Ivi Kasos, përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit. Ky i fundit kërkoi që të mos pranohet ankimimi i deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj.

Pak javë më parë, Gjykata e Tiranës pranoi ankimimin e Alibeajt kundër vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri që regjistroi ndryshimet Statutore në Partinë Demokratike pas Kuvendit të 11 dhjetorit të Sali Berishës.

Tashmë u takon të zgjedhurve me short nga Apeli që të vendosë nëse do të pushojë ankimimin, apo do të kthejë për shqyrtim po në Gjykatën e Tiranës por me trupë tjetër gjykuese.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll