Politike

Rama: Piramida hap dyert shumë shpejt, ky është vetëm fillimi

Ai shtoi se do të plotësoshen të gjithë shkollat në Shqipëri me laboratorë me teknologji të avancuar.

17 Maj 2022, 17:58 Nga DOSJA
Rama: Piramida hap dyert shumë shpejt, ky është vetëm
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur në ceremoninë e firmosjes së marrëveshjes me Fondin amerikano-Shqiptar për ngritjen e 100 laboratorëve Samrt në vend. Në fjalën e tij Rama tha se planet për teknologjinë nuk ndalen këtu. Ai shtoi se do të plotësoshen të gjithë shkollat në Shqipëri me laboratorë me teknologji të avancuar. Kryeministri tha se shumë shpejt do të hapet edhe Piramida.

“U vumë në lëvizje me shpjetësi dhe gjetëm një partner serioz e të besueshëm, të gatshëm për të kontribuar bashkarisht me ne. e fillojme me 100 laboratorët e para smart që janë të gjenderatës më të fundit, në 100 shkolla të vendit tonë. Ky është vetëm fillimi, do të vijojmë më tutje. Me shpejtësi të shkojmë drejt plotësimit të të gjithë shkollave. Kjo kërkon financë dhe njohje të mirë të procesit. Me këto 100 shkolla të para do të kemi edhe disa muaj kohë për të parë se çfarë funksionon dhe çfarë do të na duhet për të bërë më mirë. Nesër me fondin shqiptaro amerikan do të lançojmë një tjetër program, atë të të kodimit, për të rinjtë e të rejat që janë në arsimin universitar. Duam ta kthejmë në një lëvizje rinore në sensin e plotë të fjalës. Të dyja këto punë shkojnë shkojnë paralelisht me fondin për piramidën që do të hapë dyert duke u kthyer në qendrën më të madhe për inovacionin në vendin tonë. Ashtu siç ndodh aktualisht me qendrën Tumo, një nga hapësirat e stadiumin tonë kombëtar 'Air Albania',”- tha Rama ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll