Aktualitet

VD- I vihet flaka furgonit në Vlorë! Pronari: Dyshoj te një person që ka dalë nga burgu

Mjeti në pronësi të Rushit Imerit është shkrumbuar. Pronari dyshon se autori është i njëjti me zjarrëvënien e parë.

17 Maj 2022, 07:33 Nga DOSJA
VD- I vihet flaka furgonit në Vlorë! Pronari: Dyshoj te një
Makina e djegur

VLORË- Furgonit të Rushit Imerit iu është vënë flaka. Pronari i mjetit, gjeti mjetin e tij 'Mercedes kamioncinë' me targa VL0463D të shkrumbuar. Ngjarja ka ndodhur rreth 02:33 të natës, në afërsi të banesës së Imerit, në lagjen '4 heronjtë' në Vlorë. Furgoni i Imerit ka pësuar dëme kolosale, që nga djegia e motorit dhe kabinës. Fatmirësisht, mjeti që ishte pranë furgonit nuk ka pësuar asnjë dëm.  

Dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm dhe mund të jetë ndonjë paralajmërim për pronarin. Imeri, i cili merret me grumbullim skrapi ka treguar se dyshon te një person. Gjatë dëshmisë së tij përballë grupit hetimor, Imeri tha se ka dyshime te personi i cili i ka vënë zjarrëvënie dhe më parë. Ky person, sipas tij, sapo ka dalë nga burgu. Imeri kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 17.05.2022, rreth orës 02:35, në lagjen “Hajro Çakërri”, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht automjeti tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit R. I., 58 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll