Aktualitet

I dogjën furgonin, Imeri: Dyshoj te një person, ai e bëri dhe herën e parë, mos ka dalë nga burgu

Rushit Imeri, ka treguar se ka dyshime te një person, ai i cili ia dogji mjetin dhe herën e parë.

17 Maj 2022, 09:02 Nga DOSJA
I dogjën furgonin, Imeri: Dyshoj te një person, ai e bëri dhe
Policia Vlore

VLORË- Pronari i mjetit të shkrumbuar në Vlorë, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor. Rushit Imeri, ka treguar se ka dyshime te një person, ai i cili ia dogji mjetin dhe herën e parë. Sipas Imerit, nëse bëhet fjalë për këtë person, i bie që ka lënë qelinë e burgut. Po ashtu, Imeri kërkon që të bëhet zbardhja e plotë e ngjarjes. 

'Dyshoj tek ai që më dogji makinën herën e parë, ai e ka djegur nëse ka dalë nga burgu. Kërkoj që shteti të zbardhë ngjarjen, me këtë makinë mbaj familjen'- ka deklaruar ai. 

Mjeti 'Mercedes kamioncinë' me targa VL0463D u përfshi nga flakët rreth orës 02:33 të natës. Dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm dhe mund të jetë ndonjë paralajmërim por ende mbetet e paqartë. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll