Kërtusha: Sot më bënë atentat me vrasës me pagesë, Policia shpërndau një mjegullnajë
Kërtusha shton se personi që iu afrua dhe e qëlloi kishte dy pistoleta me vete, mbante kapele, maskë anti-Covid e size të errëta.

DURRËS- Ish-kandidati i Partisë Socialiste Ardit Kërtusha ka deklaruar se plagosja ndaj tij sot nuk ishte një ngjarje banale, por një atentat nga vrasës me pagesë. Në një prononcim për Abc, Kërtusha u shpreh se ka qenë Policia e Durrësit ajo që është nxituar duke shpërndarë një mjegullnajë, pasi në të vërtetë, ai ka shpëtuar për mrekulli nga një atentat i mirëfilltë. Kërtusha shton se personi që iu afrua dhe e qëlloi kishte dy pistoleta me vete, mbante kapele, maskë anti-Covid e size të errëta. Ai shton se kur iu bllokua pistoelta e parë, atentatori kishte nxjerrë të dytën dhe e kishte ndjekur.
“Nga jashtë lokalit ka ardhur një djalë i ri, i cili mbante në fytyrë një maskë anti-covid, me syze të errëta dhe kapele në kokë. Sapo është afruar tek tavolina ku isha, atentatori ka nxjerrë një pistoletë dhe qëlloi në drejtimin tim. Por, pistoleta u bllokua pasi ka qëlluar vetëm 1 herë, ndërsa atentatori futi dorën në një çantë që mbante me vete, nga ku nxori një pistoletë të dytë. Unë u largova me shpejtësi sapo pash që pistoleta u bllokua. Ai më ndoqi dhe qëlloi edhe dy herë të tjera. Një prej plumbave më kapi në këmbë. Nuk ka qenë sherr banal, tentuan të më bënin atentat nga vrasës me pagesë. Personi qëlloi katër herë por iu bllokua pistoleta. Një prej plumbave më kapi në këmbë. Është e paqartë se përse Policia e Durrësit nxitoi të shpërndante një mjegullnajë për dinamikën e ngjarjes, duke e konsideruar si një “konflikt të çastit”. Ishte atentat nga vrasës me pagesë,”- deklaroi Kërtusha.
Kërtusha u qëllua me armë teksa ndodhej këtë mesditë në lokalin e reperit Rigels Rajku, të njohur ndryshe si Noizy. Ai ishte në shoqërinë e disa personave të tjerë në momentin që është qëlluar. Kërtusha është dërguar në spitalin e Traumës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa nga autori nuk ka ende asnjë gjurmë.
(F.m/dosja.al)
Sondazh
Drogë, plagosje e ndërtim pa leje, arrestohen 5 persona në Korçë
Foto Ilustruese KORÇË- Pesë persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në...
Rrëzohen tre turistë holandezë në malin e Çikës, njëri thyen këmbën, transportohen me helikopter
Mali i Çikës, foto nga aksidenti VLORË- Tre turistë holandezë janë aksidentuar e janë rrëzuar teksa ngjisnin mali...
Covid, MSH: 6 infektime të reja gjatë 24 orëve të fundit
Covid TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit në vendin tonë. Fatmir...
Kapet austriaku në Kakavijë, do ngrinte ‘shtëpi bari’ në ishullin grek Samos
Operacioni Samus GJIROKASTËR- Një 56-vjeçar nga Austria është prangosur në Kakavijë teksa tentonte të kalonte ku...
Gjyqtarja e Vlorës konfirmohet në detyrë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK-së
Atalanta Zeqiraj VLORË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisonit të Pavarur të Kualifi...
Sherri mes të rinjve në Dibër/ Apeli i Tiranës lë në fuqi dënimin për dy autorët e vëllain e viktimës
Foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi dënimin e Gjykatës së Dibrës për...
Aksidenti në Rrilë-Lezhë, ndërron jetë njëri nga shoferët e dy makinave
LEZHË- Humb jetën njeri nga të plagosurit e aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në Rrile. Njëri nga të plagosurit, Ndoc ...
ONM: Të shkarkohet gjyqtari Kastriot Gramshi, nuk justifikon pasurinë
Kastriot Gramshi TIRANË- Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës Kastriot Gramshi duhet të shkarkohet nga detyra sipas sugjerimit të ...
Dyshonte se i ngacmonte të dashurën, shqiptari masakron biznesmenin grek me thikë
Policia greke GREQI- Ishulli i Chiosit në Greqi është tronditur nga vrasja e një biznesmeni grek nga një 28-vjeçar shq...
Plagoset ish-kandidati i PS, Kërtusha po pinte kafe në lokalin e Noizyt: U zumë para 1 muaji
Ardit Kërtusha dhe Noizy DURRËS- Ardit Kërtusha, 31 vjeç, ish-kandidati për kreun e Partisë Socialiste është pla...
