Aktualitet

FOTO- Trembet Shkodra, gjendet një valixhe e dyshimtë pranë një banke

Ende nuk dihet se çfarë ka brenda valixhja, ndërkohë që bëhet me dije se nga Tirana janë nisur forcat xheniere.

16 Maj 2022, 23:32 Nga DOSJA
FOTO- Trembet Shkodra, gjendet një valixhe e dyshimtë pranë
Valixhja në Shkodër

SHKODËR- Një valixhe e dyshimtë ka trembur banorët e Shkodrës këtë mbrëmje. Mësohet se valixhja është gjetur në rrugën “Gjylbegaj”. Më konkretisht sendi i dyshimtë është vendosur pranë derës kryesore të një banke të nivelit të dytë.

Ende nuk dihet se çfarë ka brenda valixhja, ndërkohë që bëhet me dije se nga Tirana janë nisur forcat xheniere. Pritet që të kryhet kontrolli i valixhes, duke e larguar fillimisht atë nga zona e banuar.

(F.m/dosja.al) 

Sondazh

Poll