Kërtusha: Sot më bënë atentat me vrasës me pagesë, Policia shpërndau një mjegullnajë
DURRËS- Ish-kandidati i Partisë Socialiste Ardit Kërtusha ka deklaruar se plagosja ndaj tij sot nuk ishte një ngjarje banale, por një...
TIRANË- Qytetarja e shqetësuar tregon se para 2 vitesh ka ngritur një kallëzim penal për ish- bashkëshortin, pasi sipas saj bënte vepra të turpshme në sy të vajzës, por deri më sot ajo tregon se nuk është bërë asgjë.
“Përderisa nuk është bërë asgjë për vajzën , ai po e bën dhe me djalin se nuk ka frikë” shprehet e shqetësuar qytetarja.
Ajo tregon se ka vajtur shpesh herë në prokurori ka bërë dhe shkresa, por asnjë përgjigje nuk ka marrë. “Prokurore Merita thotë e ka çështjen Natasha, kjo e fundit thotë s’kam asnjë çështje tënden” sqaron denoncuesja.
E gjendur përpara kësaj situate e ëma e dy të miturve kërkon ndihmën e Fiksit, jo vetëm për fëmijët e saj siç shprehet ajo, por edhe për fëmijë të tjerë që mund të bien pre e ish-bashkëshortit të saj. “Kërkoj vetëm të dalin me një vendim, sido që të jetë ai” thotë denoncuesja.
Fiksi solli bisedën e qytetares me prokuroren Merita Selimi e cila i thotë se çështja e vajzës e regjistruar para 2 vitesh i ka kaluar prokurore Natasha Qirko, ndërkohë kjo e fundit e informon qytetaren nëpërmjet punonjësit të prokurorisë se nuk ka asnjë çështje me të.
Por jo vetëm aq, qytetarja disponon disa shkresa ku kërkon informacion në Prokurorinë Lushnjë mbi çështjen e vitit 2020, por asnjëherë nuk ka marrë përgjigje, nuk është njohur me dosjen dhe s’ ka mundur të shohë raportin psikologjik që i është bërë të miturës. E gjendur para këtij fakti ajo kërkon që të mos ndodh e njëjta gjë dhe me kallëzimin që ka bërë për djalin. Por dhe kallëzimi i fundit sërish ka mbetur pa përgjigje nga ana e Prokurorisë Lushnjë.
Marrë nga Top Channel
DURRËS- Ish-kandidati i Partisë Socialiste Ardit Kërtusha ka deklaruar se plagosja ndaj tij sot nuk ishte një ngjarje banale, por një...
Foto Ilustruese KORÇË- Pesë persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në...
Mali i Çikës, foto nga aksidenti VLORË- Tre turistë holandezë janë aksidentuar e janë rrëzuar teksa ngjisnin mali...
Covid TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit në vendin tonë. Fatmir...
Operacioni Samus GJIROKASTËR- Një 56-vjeçar nga Austria është prangosur në Kakavijë teksa tentonte të kalonte ku...
Atalanta Zeqiraj VLORË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisonit të Pavarur të Kualifi...
Foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi dënimin e Gjykatës së Dibrës për...
LEZHË- Humb jetën njeri nga të plagosurit e aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në Rrile. Njëri nga të plagosurit, Ndoc ...
Kastriot Gramshi TIRANË- Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës Kastriot Gramshi duhet të shkarkohet nga detyra sipas sugjerimit të ...
Policia greke GREQI- Ishulli i Chiosit në Greqi është tronditur nga vrasja e një biznesmeni grek nga një 28-vjeçar shq...