Aktualitet

Olsian Çela raporton në KLP: Kemi kërkuar hetim për 4 prokurorë dhe një drejtues

Kryeprokurori tha se ka pasur performancë të lartë mbi 100% në prokuroritë Pukë, Kukës, Mat dhe Fier ndërsa performanca nën 70% ishte në prokuroritë Sarandë, Lushnje, Gjirokastër, Kavajë, Tropojë.

16 Maj 2022, 12:14 Nga DOSJA

Olsian Çela raporton në KLP: Kemi kërkuar hetim për 4

TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka paraqitur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë raportin vjetor lidhur me veprimtarinë e sistemit të prokurorisë gjatë vitit 2021. Në raportin e tij, Çela bëri me dije se përgjatë vitit 2021 është kërkuar hetimi disiplinor i 4 prokurorëve dhe 1 drejtuesi prokurorie, ndërsa shtoi se u dënuan 8 mijë e 371 persona dhe u shpallën të pafajshëm 144 të tjerë. Sa i përket drejtuesëve të prokurorive, Çela tha se janë evidentuar probleme të tyre me veprimtaritë organizative dhe administrative.

Po sipas Çelës gjatë vitit 2021, janë dërguar në Gjykatë për kalimin për gjykim 10 mijë e 507 çështje me akuzë ndaj 12 mijë e 353 të pandehurve. Duke përmendur shifra, kryeprokurori tha se ka pasur performancë të lartë mbi 100% në prokuroritë Pukë, Kukës, Mat dhe Fier ndërsa performanca nën 70% ishte në prokuroritë Sarandë, Lushnje, Gjirokastër, Kavajë, Tropojë.

"Kemi marrë masa për veprën penale për pastrimin e parave.Përgjatë vitit 2021,mungojnë 116 prokurorë në sistem. Kemi kërkuar rritjen me një numër prej 250 OPGJ, por deri tani janë emëruar vetëm 25. Nga analiza në përqindje e raportit të çështjeve të përfunduara me procedimet e regjistruara në secilën prokurori për vitin 2021 evidentohet performancë më e ulët në Prokuroritë e rretheve gjyqësor Sarandë, Lushnje, Gjirokastër, Kavajë, Tropojë me tregues të përformancës nën 70 %, etj, ndërsa përformanca më e lartë evidentohet në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Pukë, Kukës, Mat e Fier, me tregues të përformancës mbi 100%,”-tha ndër të tjera në fjalën e tij Çela.

Sot, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, paraqiti në KLP raportin vjetor lidhur me veprimtarinë e sistemit të prokurorisë gjatë vitit 2021. Në raportin e tij, Çela bëri me dije se përgjatë vitit 2021 është kërkuar hetimi disiplinor i 4 prokurorëve dhe 1 drejtuesi prokurorie si dhe inspektimi tematik i 8 prokurorive. Po ashtu, ai theksoi se duhet të rishikohet roli i gjyqtari i seancës paraprake dhe kompetencat e tij pasi shpesh herë shfaqet si prokuror, madje e cilësoi edhe si 'Zot hetimi'. 

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll