Aktualitet

“A ka punuar mirë SPAK?”/ Çela: Analizohet nga institucionet e tjera, jo nga unë!

Kjo pasi sipas tij, në kompetencat e dhëna, ai shfaqet si prokuror.

16 Maj 2022, 14:12 Nga DOSJA
“A ka punuar mirë SPAK?”/ Çela: Analizohet nga
Olsian Çela

TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka folur para mediave në përfundim të raportit vjetor që paraqiti në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe tha se duhet të rishikohet roli i gjyqtari i seancës paraprake. Kjo pasi sipas tij, në kompetencat e dhëna, ai shfaqet si prokuror. Ndërsa i pyetur për punën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Çela nuk e analizon punën e SPAK-ut pasi është detyrë e institucioneve të tjera.

"Është një zgjidhje e mirë, mendoj që përshtatet mirë dhe kjo do na mundësojë që ta minimizojë dëmet që na vjen nga Vettingu. Kemi bërë një marrëveshje me Policinë vitin e kaluar për të përmirësuar mënyrën sesi trajtohen materialet referuese. Duhet të gjejmë zgjidhje ligjore për kallëzimet që nuk kanë substancë. Ligjet duhet të rishyqrtohen asnjëherë nuk ka ligje perfekte. Mendoj se duhen rishikuar kompetencat e gjyqtarit në seancë paraprake. Unë ushtroj detyrën sipas ligjin. SPAK-u analizohet nga institucionet e tjera dhe jo nga prokurori i përgjithshëm. Kemi bërë disa propozime për ndryshime ligjore. Këto kanë të bëjnë më rritjen e llogaridhënies së prokurorëve. Kemi artikuluar propozime që të vijnë sa më shumë magjistratë në sistem përmes vitit të tretë të shkollës. Kështu do të riparohej disi ky dëme. Kështu do të plotësonim në mënyrë më optimale këto mungesa. Roli i gjyqtarit të seancës paraprake është i rëndësishëm por ka nevojë për rishikim. Nuk është përgjegjës për hetimin por kontrollues të hetimit. Na duhet një zgjidhje ligjore pa ngarkuar më tej ligjin. Të shikosh e rishikosh ligje do të thotë se ke një vizion, një ligj. Unë mendoj që zgjidhja më e mirë do të ishte rishikim i kompetencave e gjyqtarit të seancës paraprake në fazën e hetimit,"- tha Olsian Çela.

Sot, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, paraqiti në KLP raportin vjetor lidhur me veprimtarinë e sistemit të prokurorisë gjatë vitit 2021. Në raportin e tij, Çela bëri me dije se përgjatë vitit 2021 është kërkuar hetimi disiplinor i 4 prokurorëve dhe 1 drejtuesi prokurorie si dhe inspektimi tematik i 8 prokurorive. Po ashtu, ai theksoi se duhet të rishikohet roli i gjyqtari i seancës paraprake dhe kompetencat e tij pasi shpesh herë shfaqet si prokuror, madje e cilësoi edhe si 'Zot hetimi'. 

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll