Plagoset 31-vjeçari në Durrës, plumbi e kap në këmbë, autori mbetet mister
Policia Durres DURRËS- Plagosje në qytetin bregdetar! Një 31-vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmb&eu...
Kryeprokurori tha se ka pasur performancë të lartë mbi 100% në prokuroritë Pukë, Kukës, Mat dhe Fier ndërsa performanca nën 70% ishte në prokuroritë Sarandë, Lushnje, Gjirokastër, Kavajë, Tropojë.

TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka paraqitur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë raportin vjetor lidhur me veprimtarinë e sistemit të prokurorisë gjatë vitit 2021. Në raportin e tij, Çela bëri me dije se përgjatë vitit 2021 është kërkuar hetimi disiplinor i 4 prokurorëve dhe 1 drejtuesi prokurorie, ndërsa shtoi se u dënuan 8 mijë e 371 persona dhe u shpallën të pafajshëm 144 të tjerë. Sa i përket drejtuesëve të prokurorive, Çela tha se janë evidentuar probleme të tyre me veprimtaritë organizative dhe administrative.
Po sipas Çelës gjatë vitit 2021, janë dërguar në Gjykatë për kalimin për gjykim 10 mijë e 507 çështje me akuzë ndaj 12 mijë e 353 të pandehurve. Duke përmendur shifra, kryeprokurori tha se ka pasur performancë të lartë mbi 100% në prokuroritë Pukë, Kukës, Mat dhe Fier ndërsa performanca nën 70% ishte në prokuroritë Sarandë, Lushnje, Gjirokastër, Kavajë, Tropojë.
"Kemi marrë masa për veprën penale për pastrimin e parave.Përgjatë vitit 2021,mungojnë 116 prokurorë në sistem. Kemi kërkuar rritjen me një numër prej 250 OPGJ, por deri tani janë emëruar vetëm 25. Nga analiza në përqindje e raportit të çështjeve të përfunduara me procedimet e regjistruara në secilën prokurori për vitin 2021 evidentohet performancë më e ulët në Prokuroritë e rretheve gjyqësor Sarandë, Lushnje, Gjirokastër, Kavajë, Tropojë me tregues të përformancës nën 70 %, etj, ndërsa përformanca më e lartë evidentohet në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Pukë, Kukës, Mat e Fier, me tregues të përformancës mbi 100%,”-tha ndër të tjera në fjalën e tij Çela.
Sot, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, paraqiti në KLP raportin vjetor lidhur me veprimtarinë e sistemit të prokurorisë gjatë vitit 2021. Në raportin e tij, Çela bëri me dije se përgjatë vitit 2021 është kërkuar hetimi disiplinor i 4 prokurorëve dhe 1 drejtuesi prokurorie si dhe inspektimi tematik i 8 prokurorive. Po ashtu, ai theksoi se duhet të rishikohet roli i gjyqtari i seancës paraprake dhe kompetencat e tij pasi shpesh herë shfaqet si prokuror, madje e cilësoi edhe si 'Zot hetimi'.
(k.m/dosja.al)
Policia Durres DURRËS- Plagosje në qytetin bregdetar! Një 31-vjeçar është plagosur me armë zjarri në këmb&eu...
Malli i sekuestruar ITALI-Policët e Skuadrës Lëvizëse të Komisariatit të Ankonës kanë arrestuar një të ri...
Foto ilustruese TIRANË- Dy persona mbetën të plagosur mbëmjen e djeshme tek ashensori i Qendrës Spitalore Universitare, “N&e...
Aksidenti VLORË- Policia ka dhënë më shumë detaje në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi ditën e sotme në b...
Shqiptaret ne Amerike SHBA- Kryebashkiaku Erion Veliaj nuk është pritur dhe aq mirë nga shqiptarët në SHBA. Në një video...
Maurizio Vallone ITALI- “Mafia shqiptare ka nënkontraktuar menaxhimin e trafikut të drogës nga ‘Ndrangheta në Liguria&rdqu...
LEZHË- Mund të kishte përfunduar në tragjedi mirëpo turistët kanë shpëtuar. Ditën e sotme, autobusi me turist&eum...
Sheshi i Flamurit ne Vlore TIRANË- Më 4 janar 2021, kryeministri Edi Rama, deputeti Damian Gjiknuri dhe kryebashkiaku Dritan Leli çanë...
Foto ilustruese TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka raportuar sot në Këshillin e Lartë të Prokuroris...
SARANDË- Një predhë e vjetër ushtarake është gjetur ditën e sotme në një nga plazhet e Sarandës. Policia inf...