Aktualitet

Sherr në Mamurras, 31-vjeçari dhunon 3 persona

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

16 Maj 2022, 09:43 Nga DOSJA
Sherr në Mamurras, 31-vjeçari dhunon 3 persona
Policia

TIRANË- Një person ka dhunuar tre të tjerë në Mamurras. Policia informon se autori është vënë në pranga pasi ka dhunuar me grushta dhe me sende të forta tre të tjerë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Ende nuk dihen identitetet e tyre. 

NJOFTIMI I POLICISË"

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin K. P., 31 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje", pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasit S. T., 28 vjeç, E. H., 30 vjeç dhe Xh. Gj., 30 vjeç.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll