Aktualitet

Atentati ndaj Preçit/ Filmohet nga kamerat mjeti i autorëve, pista kryesore: Pazaret e drogës

Atentati ndodhi mbrëmjen e 14 majit 2022 në dalje te qytetit, në zonën e ishull Lezhës. Nga ndjekja e lëvizjeve, autorët i kanë ndjekur lëvizjet e kushërinjve hap pa hapi dhe në zonën e Ishull-Lezhë automjeti tip Audi është bërë njësh me fuoristradën.

16 Maj 2022, 09:04 Nga DOSJA

Atentati ndaj Preçit/ Filmohet nga kamerat mjeti i autorëve, pista

LEZHË- Atentati ndaj Blerim Preçit në Lezhë dyshohet të jetë kryer për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Kjo është pista kryesore e hetimit që ka nisur prej dy ditësh nga grupi hetimor. Ende nuk ka asnjë person të ndaluar pas atentatit të dështuar që u bë ndaj Preçit, i cili ndodhej në mjet së bashku me kushëririn e tij, Klisman Preçin.

Sipas të dhënave të mësuara deri më tani, automjeti tip "Audi" ngjyre gri i përdorur nga autorët në atentatin e dështuar ndaj kusherinjve Preçi është filmuar nga kamerat e sigurisë të bizneseve përgjatë superstradës Lezhë-Milot, por pamjet janë të padobishme, pasi targa e mjetit është e pakapshme. Kjo sepse pamjet filmike nuk janë të qarta dhe do të dërgohen për ekzaminim të specializuar në Tiranë.

Atentati ndodhi mbrëmjen e 14 majit 2022 në dalje te qytetit, në zonën e ishull Lezhës. Nga ndjekja e lëvizjeve, autorët i kanë ndjekur lëvizjet e kushërinjve hap pa hapi dhe në zonën e Ishull-Lezhë automjeti tip Audi është bërë njësh me fuoristradën. Në momentin që kanë qenë paralal të dy mjetet, nga sendilja e pasme një person ka hapur zjarr, por fatmirësisht Blerim Preçi ka manovruar në kohë dhe ka shpëtuar shëndoshë e mirë.

Mbrëmjen e 14 majit, dy të rinjtë, Blerim dhe Klisman Preçi, i shpëtuan mrekullisht një atentati me breshëri plumbash që u zbraz në mjetin që po udhëtonin. Ndaj tyre është qëlluar me breshëri automatiku, teksa fatmirësisht u kanë shpëtuar plumbave. Deri më tani Preçi rezulton pa precedent penal në vendin tonë, por jashtë vendit ka qenë edhe më parë i dënuar, pistë që po hetohet për të zbardhur atentatin ndaj tij. Deri më tani. policia ka të shoqëruar por autorët janë ende të lirë.

Prokuroria e Lezhës, bëjnë me dije se pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek prishja pazareve të drogës mes grupeve në vendet e Bashkimit Evropian, ku jeton Blerim Preçi bashkë me të vëllanë.

Preçi kishte pak ditë që ishte kthyer nga Belgjika dhe atentatorët kanë pasur dijeni për lëvizjet e tij. Në dëshminë e parë në polici, shënjestra e atentatit ka deklaruar se nuk ka konflikte, por hetuesit po kalojnë në sitë të gjithë veprimtarinë e tij në vendet e BE.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll