Aktualitet

VIDEO- Shkëputet ashensori në QSUT, plagosen pacienti dhe infermieri

Nga përplasja nuk ka pasur viktima por të lënduar.

16 Maj 2022, 07:16 Nga DOSJA
VIDEO- Shkëputet ashensori në QSUT, plagosen pacienti dhe infermieri
Ambulanca

TIRANË- Mbrëmjen e kaluar është shkëputur ashensori në Qendrën Spitalore Universitare 'Nënë Tereza'. Një qytetar ka ndarë pamjet në 'JOQ' nga ambientet e jashtme të spitalit, aty ku shihet ambulanca. Sipas denoncuesit, nga përplasja nuk ka pasur viktima por të lënduar. Raportohet se brenda ashensorit ishte një pacient dhe infermieri, të cilët janë lënduar.

“Pershendetje joq, ra ashensori te qsut u kput po fatmirsisht mesa kemi dijeni nuk ka nderruar jet njeri por vetem plagosje. Nje pacient ne ashensor eshte demtuar rende pasi ka qene brenda bashke me infermierin. Ju lutem anonim pasi kto te heqin nga puna. Flm. Anonim pls”- denoncon qytetari për 'JOQ'.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

Ngjarje e njëjtë ka ndodhur në muajin dhjetor të 2021 në Astir, aty ku shkëputja e ashensorit la të lënduar 5 persona. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll