Incidenti me ashensorin, QSUT: Presim ekspertizën, pacientja me tromboemboli pulmonare
QSUT sqaron se të gjithë ashensorët janë në një sistem mirëmbajtje e se pritet të kryhet ekspertiza e mëtejshme për të vlerësuar shkakun e këtij incidenti.
TIRANË- Qendra Spitalore Universitare 'Nënë Tereza' ka dalë me një deklaratë publike, pas incidentit që ndodhi mbrëmjen e kaluar me ashensorin. Përmes një reagimi publik, QSUT bën të ditur se pacientja, e shoqëruar nga infermieri dhe barrelambajtësi, në dalje nga ashensorit u lënduan pasi kishte një defekt. Pacientja, e cila është në moshën 80-vjeçare, rezulton me tromboemboli pulmonare, diagnozë për të cilën është në mbikqyrjen e ekipit mjekësor.
QSUT sqaron se të gjithë ashensorët janë në një sistem mirëmbajtje e se pritet të kryhet ekspertiza e mëtejshme për të vlerësuar shkakun e këtij incidenti.
REAGIMI:
Qendra Spitalore Universitare informon se gjatë mbrëmjes së djeshme, në urgjencën e sëmundjeve të brendshme, gjatë transportit të një pacienteje për kryerjen e ekzaminimeve radiologjike, ka ndodhur një incident në një prej ashensorëve. Pacientja, e shoqëruar nga infermieri dhe barrelambajtësi, në dalje nga ashensori, pati lëndime, së bashku me barrelambajtësin, si pasojë e një defekti të ashensorit. Infermieri dhe stafi mjekësor i kanë dhënë menjëherë ndihmën e nevojshme nevojshme pacientes dhe barrelambajtësit.Më pas pacientja u konsultua nga specialistët për këtë lëndim, si dhe vijoi konsultat dhe ekzaminimet për sëmundjen dhe pas kryerjes së skanerit me kontrast, rezultoi me tromboemboli pulmonare, diagnozë për të cilën është në mbikqyrjen e ekipit mjekësor.QSUT informon se, të gjithë ashensorët janë në një sistem mirëmbajtje të plotë nga kompania e kontraktuar për shërbimin e mirëmbajtjes, të cilat kryhen periodikisht, sipas kontratës në fuqi.Pritet ekspertiza e mëtejshme për të vlerësuar shkakun e këtij incidenti.
(a.b)/dosja.al
Sondazh
Aksident në Yzberisht/ Qytetari përplaset nga makina, kalimtari i fshin gjakun tek krahu
Aksident TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në bulevardin “Migjeni” në Yzberisht. Nj&...
Shkëputja e ashensorit te QSUT, policia: Pacienti dhe barrelisti u bllokuan
VIDEO- Shkëputet ashensori në QSUT, plagosen pacienti dhe infermieri 16 Maj, 07:23 Policia TIRANË- Policia...
Sherr mes të rinjve në Greqi, plagoset me thikë 15 vjeçari shqiptar
GREQI- Një shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri me një sherri me një bashkëmoshatar. Bëhet e ditur se ngja...
Temperatura të larta, sot arrijnë deri në 29 gradë, parashikimi i motit
Moti TIRANË- Territori shqiptar do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët gjatë orëve të para të dit&eu...
VIDEO- Shkëputet ashensori në QSUT, plagosen pacienti dhe infermieri
Ambulanca TIRANË- Mbrëmjen e kaluar është shkëputur ashensori në Qendrën Spitalore Universitare 'Nënë Tereza'....
Lezha, Durrësi dhe Tirana me rritjen më të lartë të fataliteteve, Kukësi me ulje
Tirana TIRANË- Qarqet e Lezhës, Durrësit dhe Tiranës ishin më të goditurat nga pandemia në tremujorin e parë të...
Kushtojini vëmendje takimeve, mos u mbyllni në shtëpi! Kujdes me paratë, horoskopi
TIRANË- Parashikimi i horoskopit për sot: Dashi Në dashuri, ca gjëra duhet ti shihni më qartë. Është e vërtet&e...
VOA: Diskutim mbi pozitën e shqiptarëve në Malin e Zi
Foto Ilustruese MALI I ZI- Në Ulqin u mbajt dialogu i hapur me temën “Shqiptarët në Mal të Zi- sfidat dhe mundësitë...
Analiza e VOA-s/ Sezoni turistik në Shqipëri dhe pasojat e luftës në Ukrainë
Berati TIRANË- Në Shqipëri sezoni pranverës përkon me turizmin kulturor dhe natyror që mbështetet kryesisht në grup...
33-vjeçari pi fotoksinë nga Liqeni i Tiranës, dërgohet me urgjencë në spital
Policia TIRANË- Një 33-vjeçar është dërguar me urgjencë në spital mbrëmjen e sotme në Tiranë. I ri...

