Aktualitet

2 ditë para Kuvendit të Berishës/ Escobar viziton Tiranën, takime me Ramën e Bashën

5 Dhjetor 2021, 15:49 Nga DOSJA
2 ditë para Kuvendit të Berishës/ Escobar viziton Tiranën,

SHBA – I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të vizitojë Tiranën javën që vjen.

Pritet që zyrtari i lartë amerikan të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama dhe me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, më 9 dhjetor. Ndërkohë që vizita e tij përkon vetëm disa ditë para 11 dhjetorit, datë kur ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur edhe Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Po në një kohë që tensionet në PD sa vijnë edhe shtohen, një javë më parë, më 18 dhjetor edhe kryedemokrati Basha ka lajmëruar po ashtu një Kuvend. Megjithatë zhvillimet politike nuk ndaljen këtu, pasi javën që Escobar vjen në Shqipëri, nga Amerika do të lëshohen sanksione ndaj zyrtarëve dhe biznesmenëve, përfshirë edhe ata në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike gabriel eskobar kryedemokrati basha kryeministri rama vizita ne tirane gabriel eskobar kryedemokrati basha kryeministri rama vizita ne tirane

Sondazh

Poll